Category: Showbiz

  • Dolën çift nga ‘Përputhen’, Gilberta dhe Iliri flasin për planet e tyre jashtë

    Ditën e djeshme Iliri dhe Gilberta dolën të përputhur nga programi i dashurisë, “Përputhen +40”. Sot ata ishin të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku u pyetën se si do të vijojë historia e tyre jashtë.

    “Çfarë planesh keni? Çfarë do të bëni? Do martoheni? Do bashkëjetoni?”, i pyeti moderatorja.

    “Jemi duke u kuptuar për shumë gjëra. Jemi duke e llogaritur se çfarë mund të bëjmë më mirë. Nuk duam të flasim shumë për këtë”, tha Iliri, teksa Gilberta shtoi se tani pas emisionit do të shihet realisht se si do të funksionojë lidhja e tyre.

    Konkurrentja tha se për Ilirin do të shkonte dhe në Itali, pasi te ai ka gjetur njeriun e duhur dhe dashurinë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pozat e Selena Gomez po bëjnë “namin”, shfaqet pa ‘Photoshop’ me barkun e fryrë dhe celulit (Foto)

    Selena Gomez mesa duket po bëhet influencuesja e parë në botë që “respekton” ligjin e Norvegjisë, ose ndoshta ka zgjedhur vetë që të publikojë foto pa asnjë pikë “photoshopi”.

    Ajo ka bashkëpunuar me një markë të rrobave të plazhit dhe ka pozuar me bi kini, duke i lënë të gjithë “gojëhapur”. Këngëtarja gjithnjë ka mbështetur vajzat që të mos kenë komplekse për format e tyre trupore.

    Së fundmi ajo ka pozuar me bi kini ngjyrë vjollcë me printe portokalli, pa përdorur fotoshop për të sheshuar barkun apo rrumbullakosur format, shkruan “Page Six”.

    Selena modeloi për këtë koleksion të rrobave të banjës të prodhuara nga mikesha e saj Theresa Mingus dhe partneri i saj i biznesit Morgan Brutocao për kompaninë e tyre, “La ’Mariette”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Merr ‘frymë’ Anglia, autogoli i danezëve rikthen sfidën në barazim (Video)

    ANGLI-DANIMARKË 1-1

    Kjaer 39′ (autogol) / Damsgard 30′

    Vendoset baraspeshat! Kjaer shkakton autogol. Shpërthen në festë Uembli! Pas një topi nga e djathta nga ana e Saka, mbrojtësi që aktivizohet te Milani, devijon drejt rrjetës së portës së tij. Aty pranë ndodhej edhe Stërling.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre? Pas debateve, Lindita dhe Olti nuk vijnë në emision

    Olti dhe Lindita zhvilluan një takim mes tensioneve dhe debateve disa ditë më parë në “Për’puthen +40”.

    Lindita refuzoi të dalë në takim me Oltin, duke thënë se refuzimi vjen për shkak të sjelljes së tij.

    Ndërsa sot, moderatorja Bora Zemani pasi vuri në dukje mungesën e të dyve, sqaroi se “Olti dhe Lindita nuk kishin më një histori”. Ata nuk janë bashkë, ndërkohë që në emision deri tani kanë dalë çift Iliri me Gilbertën dhe Samiu me Lindën, ndërkohë që “Për’puthen +40” është të ditët e fundit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Si u shprehën për njëri-tjetrin? Dedikime të ëmbla dhe premtime mes Samiut dhe Lindës

    Linda dhe Samiu deklaruan sot se do të vazhdojnë njohjen jashtë “Për’puthen +40”.

    Linda i dedikoi Samiut buzëqeshjet dhe anën e mirë që ka shfaqur javët e fundit.

    “Të falenderoj që ishe pjesë e këtij rrugëtimi me mua. Je i vetmi që ke nxjerrë anët e mia më të bukura. Nuk di ta shpjegoj arsyen pse. Ndihem e prekur sepse ka shumë vite që nuk ka rastisur një person që të nxjerrë këto anë te unë. Je shumë i bukur. Nuk më intereson askush tjetër. Me poezi, pa poezi, je i mrekullueshëm!”

    Samiu vlerëson te Linda gruan e fortë që ajo përfaqëson, sipas tij.

    “Mos ndrysho për askënd. Të kam thënë që më pëlqen pa masë,. Je nënë, grua me biznes të suksesshme… më lejo të të ndez flatrat e dashurisë. Më pëlqen pa masë kush je. Një grua që del para kamerave të thotë të vërtetën, pa ndrojtje…”

    Sipas Lindës, njohja do të vazhdojë pas asnjë pendesë.
    “Sido që të shkojë, pa pendesa. Ne që këtu nuk do të dalim të përputhur, por do të vazhdojmë njohjen tonë ashtu si e ke nisur”.

    “Ky është vetëm fillimi”, shton Samiu.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Cila ishte ajo? Linda ndihmon Samiun të largojë fobinë e tij më të madhe

    Fobia më e madhe e Samiut është lartësia, por Linda i falë qetësi dhe siguri me praninë e saj në takimin e fundit në “Për’Puthen +40”.

    Ai arriti të hipte në kalë pas insistimit të Lindës. Të dy shijuan kohën me njëri-tjetrin teksa bënin hipizëm.

    Linda dhe Samiu dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa argëtoheshin edhe me kuajt, një ndër krijesat më inteligjente sipas Samiut.

    Linda u shpreh se edhe ajo ka një fobi, pasi nuk mund të rrijë në vende shumë të mbyllura.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Të shtrirë pranë njëri-tjetrit dhe nën dritën e hënës, Samiu dhe Linda romantikë në takimin e fundit (Foto)

    Samiu dhe Linda, një prej çifteve më të dashura në Për’Puthen +40 zhvilluan takimin e tyre të fundit në emision.

    Të përqafuar dhe të dashur me njëri-tjetrin ata kaluan shumë momente të bukura.

    Të shtrirë nën dritën e hënës ata folën por jetën dhe për ato që i pret.

    Të dy shprehën pëlqimin për njëri tjetrin e cila vërehej edhe në sytë e tyre.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Gjasme ‘VIP’, ulu me këmbë në…’/ Ndjekësja e kritikon, Arbana Osmani nuk ia përton aspak me përgjigjen (Foto)

    Moderatorja Arbana Osmani është kapur keq me një nga ndjekëset në Instagram.

    Së fundmi Arbana po kalon disa ditë pushime në Kretë, me burrin e saj Eduart Grishajn dhe me dy djemtë, Jonin dhe Diellin. Ajo ka ndarë momente gjatë pushimeve me djemtë e saj në rrjete sociale, por jo të gjithë ndjekësit e pëlqejnë këtë fakt.

    Me një foto të postuar nga Arbana gjatë pushimeve në Kretë, ndjekësja i komenton duke e kritikuar për mëmësinë. Ajo i tregon moderatores të ulet me këmbë në tokë dhe të bëhet sa më e thjeshtë me njerëzit. Arbana i kthehet duke i shpjeguar se në fillim është një nënë, e më pas një ‘star’. Ajo ka treguar se është aq e thjeshtë, sa është një shqiptare që nuk kishte shkuar në Kretë.

    “Po pse moj Arbana ndonjë Star je ti që ke bërë çudira në këtë botë e po të prishej privatësia?! O zot, uluni o gocë me këmbë në tokë e bëhuni sa më të thjeshtë me njerëzit se s’ju kushton asgjë. Pordhët e shqiptarëve gjasme “VIPA”. Dhe sa për udhëtimin, s’ka shqiptar që s’ka shkuar në Kretë, mos bej sikur po na e tregon ti!“, – ka shkruar ndjekësja.

    “Star me një bebe 8 muajsh që grindej nga vapa dhe një 6-vjeçar që kërkonte lego. Superstar. Dhe nënë. Që në një moment të caktuar duhet të bëjë nënën, jo starin. Dhe që fatmirësisht ka njerëz që e kuptojnë. Dhe sa për udhëtimin në Kretë, unë isha një shqiptare që nuk kisha shkuar dhe e shijova shumë dhe ia tregoj kujt të më dojë qejfi mua”,- i përgjigjet Arbana.

    Kjo nuk është hera e parë që moderatorja qëndron e hapur ndaj komenteve kritike të ndjekësve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Hygerta Sako shfaqet se*si me ḅíkíní, fansat kanë diçka për t’i thënë (foto)

    Sezoni veror ka filluar dhe Instagrami “nuk po merr dot frymë” nga fotot se* si me bik ini të bukurosheve shqiptare.

    Me hapjen e sezonit të plazhit edhe vajzat e famshme janë futur në “garë” se kush do të bëjë foton më se* si.

    Së fundmi, ka qenë Hygerta Sako ajo që ka ngritur “peshë” rrjetin, mirëpo përveç formave tërheqëse të Sakos, ndjekësit kanë vënë re një detaj dhe i kanë “tërhequr veshin” moderatores.

    Ajo është kritikuar nga ata për vendodhjen që ka vendosur krah fotos.

    “Spille, Durrës”, shkruhet në fotot e saj dhe menjëherë ndjekësit i kanë komentuar se Spilleja është e Kavajës dhe jo e Durrësit.

    Por me të drejtë Hygerta i ka thënë të ankohen të “google” për këtë pasi nuk e ka ajo në dorë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Melisa përlot Andin me surprizën e ëmbël në ditëlindjen e tij! Ish konkurrenti i ‘Përputhen’ mbetet pa fjalë

    Melisa dhe Andi janë çifti i vetëm në fuqi i Për’puthen, ndonëse nuk dolën bashkë nga programi. Ata kanë nisur bashkëjetesën dhe duken shumë të lumtur në rrjetet sociale ku postojnë foto e video të shumta nga jeta e përditshme.

    Ditën e djeshme, Andi kishte ditëlindjen dhe ka organizuar një super festë ku ka ftuar miqtë e njerëzit më të afërt të tyre. Të paktë kanë qenë ftesat për stafin dhe ish-konkurrentët e Për’puthen, pasi në rrjetet sociale janë parë vetëm Ana 1 dhe Arjan Konomi.

    Sakaq, një moment shumë i ëmbël i kësaj nate duket të ketë qenë surpiza e Melisës për Andin. Ajo i ka dedikuar atij një këngë ku flet për gjithë ndjenjat e saj, duke ia kënduar për herë të parë në ditëlindjen e tij. Kjo surprizë e ka emocionuar shumë Andin i cili është përlotur. Nuk dihet nëse Melisa do e publikojë këngën në YouTube apo platformat e tjera sociale, por tashmë kjo video është bërë virale.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP