Category: Showbiz

  • Morena ‘i vë flakën’ rrjetit teksa … (foto)

    Morena Taraku është një nga këngëtaret më të dashura për publikun.

    Ajo gjithmonë është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit fotografi nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh të vetes teksa shihet e veshur me xhinse në ngjyrë blu, kombinuar me një korse shumëngjyrësh dhe dukej mjaft bukur.

    Mirëpo, në pjesë e gjoksit ajo kishte vendosur vetëm duart dhe pozonte e qeshur përballë kamerës.

    Ky postim u pëlqye menjëherë nga fansat dhe mori shumë komente pozitive.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Djali që dashuronte u martua me dikë tjetër, Fifi nuk mban lotët teksa këndon

    Fifi është lënduar shumë së fundmi dhe këtë e ka treguar disa herë. Së fundmi, ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur. Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot. Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

    “Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk mendoja se isha…”, Ami zbulon pse e ka refuzuar ftesën e Ermal Mamaqit

    Amarda Toska ka zbuluar së fundmi detaje mjaft interesante për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermal Mamaqin e shumë të tjera.

    Gjatë një interviste në “Pardon My French”, ajo tregoi se Ermali i ka propozuar të jetë në një nga filmat e tij, por Ami e ka refuzuar. Gjithashtu, edhe Joelit i është ofruar një rol, por vogëlushi nuk e ka gjetur veten.

    “Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.

    Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, tregoi Ami.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk është burrë”/ Pas deklaratës së saj të fortë, Princi përballet me Aristelën

    Aristela dhe Princi kanë pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar në emisionin “Për’puthen”. Ata shfaqeshin herë të afërt dhe herë shumë të ftohtë e në përfundim nuk dolën bashkë si çift. E njëjtë ka qenë situata mes tyre edhe pas daljes nga programi.

    Ndërkohë së fundmi ata të dy janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin “Abc e Pasdites” për shkak të një deklaratë të fortë që Aristela bëri javën e shkuar. Ajo u shpreh se në “Për’puthen” nuk kishte burra dhe këto fjalë të saj Princi nuk i ka pritur mirë. Për këtë arsye ata janë përballur bashkë për të sqaruar gjithçka.

    “Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë dhe vazhdon flet keq për ty. Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë”, tha Princi.

    Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Aristela e bën për vëmendje dhe followers-a duhet t’i gjej në vende të tjera. Nga ana tjetër, Aristela theksoi dhe shpjegoi se nuk e kishte konkretisht me Princin deklaratën.

    “Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”, u shpreh Aristela.

    Më pas Princi u ndal edhe tek një tjetër intervistë e saj, ku ka bërë një deklaratë për dhuratat. Princi pohoi se ajo ishte shprehur se “do marr një qen dhe do ia vë emrin Princ”, ndërkohë Aristela u shpjegua se e ka thënë me shaka duke e ditur sa i do qentë ai.

    Mirëpo Princi tha se këto fjalë i ka marrë si ofendim dhe Aristela u detyrua t’i kërkonte falje për deklaratën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Palestër nuk bëj, por mëngjesin e nis me…’, Marina Vjollca i çudit të gjithë me sekretin e saj

    Marina Vjollca u shfaq në kopertinën e ‘Revistawho’ ku rrëfeu gjithçka për veten, Getoatin dhe biznesin e ri.

    Po sekretin e fizikut të saj? Nuk mund të mos fliste dhe për këtë temë, ama përgjigja na surprizoi shumë.

    “Përgjigjja ime mbase do të duket shumë klishe, sepse nuk kam një regjim strikt. Palestër nuk bëj. Mendoj se ushqehem shëndetshem dhe ëmbëlsirat nuk i kam të preferuara, përveç bukës me çokokrem në mëngjes”, rrëfeu ajo.

    Me pak fjalë bëni ça bëni, mëngjesin niseni me çokokrem.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Geti gatuan, Marina asiston, çfarë ndodh në shtëpinë e çiftit të njohur, bukuroshja tregon kush është “shefi”

    Martesa e Getit dhe Marinës po shkon për “marshallah”, siç shprehet vetë Marina në një intervistë të fundit. Moderatorja tregon se ata jetojnë si çdo familje shqiptare, me dashuri, me grindje, me njerëz, muzikë e gatime.

    Ah kur vjen puna te gatimi, shefi është Getoari. Marina tregon se ajo nuk ia thotë shumë te kjo pjesë dhe vetëm asiston.

    “Jeta jonë është si në çdo shtëpi shqiptari. Me dashuri, me grindje, me njerëz, me muzikë, me gatim e çdo gjë që e bën jetën tonë. Shtëpia për mua është qetësi e shpirtit. Përpiqem që të mos i humbas kurrë kuptimi “Shtëpi”. I ruaj me fanatizëm parimet e shtëpisë. Simbolika e shtëpisë së bashkuar duket sikur ruan ekuilibrat për një jetë dhe marrëdhënie të shëndetshme. Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”, shprehet Marina për “Revista Who”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E mbani mend vajzën e “Makinës së Memories”? Shikoni sesi ka ndryshuar ajo tashmë

    Ajo jeton në Nju Jork, por tashmë është kthyer pas katër vitesh në Shqipëri.

    Në një intervistë tek “Rudina”, Fatjona flet me nostalgji për periudhën kur xhirohej “Makina e Memories”.

    “Xhirimet kanë zgjatur rreth një muaj. Petri Bozo kishte një stil pune, xhironte ndërkohë që ti nuk e dije. Pra, ne futeshim në det, laheshim, xhirimet vazhdonin, ndaj edhe jam pa tualet aty.

    Pra je komplet një femër e re, natyrale, me atë buzëqeshjen dhe ne do interpretonim një këngë dashurie, pra interpretonim një histori dashurie. Atëherë nuk ishte vetëm videoklipi, por ishte edhe një koncert në det”.

    Po Fatjona ka interpretuar edhe tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, si Marisa. Në rol ajo luante vajzën e Margarita Xhepës.

    “Për herë të parë kisha të bëja me artin, disiplinën, interpretimi… isha shumë e re, pa përvojë. Ka qenë katër e mëngjesit kur kemi xhiruar atë skenën që zihem me nënën (Margarita Xhepën). Duhet të bëhesha kapriçoze, po unë jam çik e qetë. Nuk jam tip nevrik, ndaj e kemi kthyer skenën disa herë”,- tha ajo.

    Para këtyre eksperiencave, Fotjana tregoi se ka përfunduar studimet në balet.

    Megjithatë, ajo vendosi që karrierën e saj ta zhvillonte në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj, të cilët u larguan në periudhën e viteve 1995-1996.

    “Ishte një mundësi që e kisha. Jam pak aventuriere, e lirë dhe them ‘pse jo?’. Im shoq nga familja janë amerikanë dhe kishim mundësinë dhe përkrahjen. Kur vajta atje aplikova për universitet.

    Jepja mësim baleti gjatë kohës që studioja, si dhe punoja si modele. Por doja të realizoja vizionin tim, se ku do e gjeja veten. Amerika të ndryshon mënyrën e të menduarit dhe mënyrën e të punuarit.

    Asgjë nuk është e pamundur nëse ke dëshirë dhe disiplinë që të punosh, si dhe një vizion”.

    Fatjona tregon edhe arsyen pse zgjodhi një degë tërësisht ndryshe nga bota ku ishte futur tashmë si ajo e baletit apo e aktrimit.

    “Zgjodha neurologjinë sepse pedagogët më kanë shtyrë shumë dhe kam pasur një incident. Bashkëshorti pësoi një aksident dhe mu desh t’i bëja rehabilitimin,”- tha ajo.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Oksigjeni iku komplet…’/ Xhensila rrëfen betejën e vështirë me Covid-19: I lutesha Zotit, më ler të jetoj vajzën

    Xhensila Myrtezaj është një ndër vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku ka rrëfyer disa copëza nga jeta e saj.

    Xhensila ka folur për fëmijërinë, për familjen, Ajkën, Besin, projektet muzikore dhe momentet e vështira që ajo ka kaluar.

    Një prej tyre ka qenë vetëm pak muaj para kur ajo dhe vajza, Ajka u infektuan me Covid-19. Xhensila rrëfeu se ishte vogëlushja e saj e cila shfaqi për herët të parë simptomat dhe më pas ajo vetë, menjëherë ata si familje u karantinuan derisa menduan se gjithçka kaloi.

    Mirëpo, jo gjithçka mbeti me aq pasi Xhensila pasi rezuloi negative pati një tjetër moment të vështirë, aq të vështirë sa mendoi se jeta “kaq ishte”.

    “Një moment shumë i vështirë që unë kam kaluar ka qenë i këtij viti, lidhet me Covidin. Nuk kuptoja se çfarë vajza kishte, kishte temperaturë gjatë gjithë kohës dhe nuk i ulej. I bëj të gjitha ekzaminimet doli se nuk kishte virozë, infeksione.

    Por, unë këtë e kuptova pasi mua më iku nuhatja. Më kishte dhënë disa simptoma. U transferova te shpia në Lalëz u karantinuam, bashkë me vajzën edhe pse Besi nuk e kishte erdhi me ne qëndroi me ne bëri një sakfiricë shumë të madhe. Pasi vajza u shërua unë ndjeva që kisha simptomat e covidit. Pasi dolëm negativë të gjithë familjarisht, mendova se ja hodha. Gjatë kthimit nga Lalzit ishte ditë e dielë diku afër Vorës ndjej një goditje shumë të fortë në kraharor.

    Vajzën e kisha mbrapa, shtrëngova Besin dhe ai e kuptoi se çfarë kisha se isha e ftohtë. E vetmja gjë që mendova ishte se kaq ishte për mua, filluan të dridhurat, oksigjeni iku pothuajse komplet. E vetmja gjë që më erdhi O Zot pse tani që kam vajzën afër, pasi Ajka është aq e rritur sa të kuptojë. Shkuam te spitali Amerikan 3, kam shkuar me 175 të rrahurat e zemrës dhe 18 tensionin. Unë thjesht i lutesha Zotit që “o Zot më ler këtu ta jetoj vajzën, Besin, mos më humbasë mami mua se ka patur një jetë të vështirë”. Pas gjitha analizave dola se isha shkëlqyeshëm. Kardiologu më sugjeroi që është panik ataku. Unë nuk kisha dëgjuar kurrë, skam patur probleme të shëndetit mendor. Të gjitha frikërat që kam pasur shpërthyen në atë moment”, rrëfeu Xhensila.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP