Category: Showbiz

  • Bëhet publike, i dashuri i ri i Teas është shoku i Fation Kuqarit

    U zbulua, i dashuri i ri i Teas qenka shoku i Fation Kuqarit

    Pas ndarjes nga Bearti, Tea ka nisur një lidhje të re. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo pak javë më parë.

    Ndërkohë, vetëm së fundmi, Tea ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku është pyetur rreth lidhjes së re.

    “Single je akoma”, i ka shkruar një ndjekës, teksa Tea i është përgjigjur me një “Jo” të pr erë.

    Më tej, ajo ka zbuluar se i dashuri i saj është shok me Fation Kuqarin.

    “Nuk bëhet i dashuri jot xheloz për Fationin, kohët e fundit jeni shumë shpesh bashkë”, i ka shkruar një tjetër.

    “Joo, Fationi është rob zoti dhe janë miq”, ka replikuar Tea.


    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Atdheu poston foto me nënën e tij në Instagram, Morena Taraku nuk i reziston dot

    Ish konkurrenti i ‘Për’Puthen’ ka postuar në rrjete sociale një foto krahë nënës së tij, foto kjo që mori shumë pëlqime e komente.

    Mes komentuese ishte edhe Morena Taraku, e cila komentoi me një zemër.

    Kujtojmë se, më herët ka pasur edhe zëra se mund të kishte një lidhje mes tyre. Megjithatë Morena vetë tha se atë dhe konkurrentin e Për’puthen, Atdhe Xharavinën i lidh vëllai i këtij të fundit, Butrinti.

    Atdheu ishte i ftuar ditën e djeshme në “Top Arena”, ku foli për ndarjen nga Sara dhe imazhet që i kanë mbërritur për një lidhje të re që spekulohet të ketë nisur ish konkurrentja e Për’puthen.

    Kur Antonela e pyeti për nënën, ai nisi të përlotej duke thënë se “për të jeton”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Pse nuk i bën të pasmet?’, Armina Mevlani ‘pa komplekse’ i jep përgjigjen ‘epike’ ndjekësit (Foto)

    Armina Mevlanin shpeshherë e kanë krahasur me me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, por sot një prej ndjekësve të saj i sugjeroi të bëjë një ndërhyrje në të pasme që të duket fiks si modelja.

    “Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, i ka shkruar ndjekësi Arminës, e cila nuk ia kurseu përgjigjen.

    “1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë të domosdoshme.

    2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam

    3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet

    4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”, u përgjigj Armina.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Luhej para e madhe”, modelja bën deklaratën e fortë për Miss-et shqiptare: Bosat donin vajza të bukura

    Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja Denisa Kulemani, e cila së fundmi përfaqësoi vendin tonë në “Miss Eurasia 2021”, nga ku u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”.

    Si fillim Denisa tha që gara nuk ishte e drejtë pasi një pjesë e mirë e vajzave konkurrente kishin shumë ndërhyrje plastike. Madje, sipas saj, edhe vetë fituesja.

    Më tej ajo nuk ngurroi të tregonte disa prapaskena të tjera, të cilësuara tendencioze dhe të dyshimta.

    “Më pyetën si me lezet nëse doja të fitoja apo jo. Për çfarë arsye mund të bëhet kjo pyetje ditën e fundit? Di që luheshin lojërat të mëdha ndryshe nga organizimet e Missi-t që bëhen këtu në vendin tonë”, u shpreh ajo.

    E ndërsa Bieta e pyeti se për kë bëheshin këto oferta, modelja shprehu dyshimet për bosat që janë në kërkim të vajzave të bukura./Top Channel

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Këngëtari i njohur Justin Bieber vjen me gruan në kufi me Shqipërinë, paguan shumën marramendëse për një natë

    Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey ndodhen në Greqi ku po shijojnë pushimet e tyre në këto ditë të nxehta.

    Çifti i njohur po qëndron në një hotel që kushton 1400 dollarë nata, ndërsa janë shfaqur gjithë kohës të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit.

    Ylli i popit u fotografua në momente të ngrohta duke shkëmbyer puthje me modelen, me të cilën u martua 4 vite më parë.

    Kamera ka fiksuar momentin kur Bieber përqafon Hailey-n, teksa vozisin mes dallgëve mbi një motor uji.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Modelja shqiptare rrëfen prapaskenat e garës për Miss: “Luhej para e madhe, bosat donin vajza të bukura”

    Modelja Denisa Kulemani, e cila së fundmi u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”, në “Miss Eurasia 2021”, ka folur rreth garës së padrejtë dhe intrigat pas skene atje.

    Ajo u shpreh se gara ishte tepër e vështirë dhe e padrejtë, pasi një pjesë e vajzave konkurrente kishin bërë ndërhyrje plastike. Veç të tjerash bukuroshja shqiptare tregoi edhe një moment të sikletshëm dhe tendencioz në prapaskenë.

    “Më pyetën si me lezet nëse doja të fitoja apo jo. Për çfarë arsye mund të bëhet kjo pyetje ditën e fundit? Di që luheshin lojërat të mëdha ndryshe nga organizimet e Missi-t që bëhen këtu në vendin tonë”, tregoi Denisa Kulemani në Top Channel.

    Modelja shtoi më tej se ofertat bëheshin nga bosat që janë në kërkim të vajzave të bukura.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Morena ‘i vë flakën’ rrjetit teksa … (foto)

    Morena Taraku është një nga këngëtaret më të dashura për publikun.

    Ajo gjithmonë është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit fotografi nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh të vetes teksa shihet e veshur me xhinse në ngjyrë blu, kombinuar me një korse shumëngjyrësh dhe dukej mjaft bukur.

    Mirëpo, në pjesë e gjoksit ajo kishte vendosur vetëm duart dhe pozonte e qeshur përballë kamerës.

    Ky postim u pëlqye menjëherë nga fansat dhe mori shumë komente pozitive.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Djali që dashuronte u martua me dikë tjetër, Fifi nuk mban lotët teksa këndon

    Fifi është lënduar shumë së fundmi dhe këtë e ka treguar disa herë. Së fundmi, ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur. Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot. Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

    “Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk mendoja se isha…”, Ami zbulon pse e ka refuzuar ftesën e Ermal Mamaqit

    Amarda Toska ka zbuluar së fundmi detaje mjaft interesante për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermal Mamaqin e shumë të tjera.

    Gjatë një interviste në “Pardon My French”, ajo tregoi se Ermali i ka propozuar të jetë në një nga filmat e tij, por Ami e ka refuzuar. Gjithashtu, edhe Joelit i është ofruar një rol, por vogëlushi nuk e ka gjetur veten.

    “Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.

    Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, tregoi Ami.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk është burrë”/ Pas deklaratës së saj të fortë, Princi përballet me Aristelën

    Aristela dhe Princi kanë pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar në emisionin “Për’puthen”. Ata shfaqeshin herë të afërt dhe herë shumë të ftohtë e në përfundim nuk dolën bashkë si çift. E njëjtë ka qenë situata mes tyre edhe pas daljes nga programi.

    Ndërkohë së fundmi ata të dy janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin “Abc e Pasdites” për shkak të një deklaratë të fortë që Aristela bëri javën e shkuar. Ajo u shpreh se në “Për’puthen” nuk kishte burra dhe këto fjalë të saj Princi nuk i ka pritur mirë. Për këtë arsye ata janë përballur bashkë për të sqaruar gjithçka.

    “Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë dhe vazhdon flet keq për ty. Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë”, tha Princi.

    Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Aristela e bën për vëmendje dhe followers-a duhet t’i gjej në vende të tjera. Nga ana tjetër, Aristela theksoi dhe shpjegoi se nuk e kishte konkretisht me Princin deklaratën.

    “Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”, u shpreh Aristela.

    Më pas Princi u ndal edhe tek një tjetër intervistë e saj, ku ka bërë një deklaratë për dhuratat. Princi pohoi se ajo ishte shprehur se “do marr një qen dhe do ia vë emrin Princ”, ndërkohë Aristela u shpjegua se e ka thënë me shaka duke e ditur sa i do qentë ai.

    Mirëpo Princi tha se këto fjalë i ka marrë si ofendim dhe Aristela u detyrua t’i kërkonte falje për deklaratën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP