Category: Showbiz

  • “Armiq” prej dhjetë vitesh, Stresi i kërkon falje familjes, por jo Noizy-t

    Prej kohësh dy reperët e njohur, Noizy dhe Stresi kanë thumbuar herë pas here njëri-tjetrin, por mesa duket kësaj “armiqësie” i ka ardhur fundi.

    Këtë e ka bërë të ditur për publikun dhe ndjekësit e tij vetë reperi Stresi i cili në këngën e tij të fundit të publikuar me titullin “Po foli i fundit”, të gjithë aluduan se vargjet e kësaj kënge janë krijuar enkas për Noizy-n për t’i kërkuar falje.

    Disa nga vargjet e përmendura në tekst janë “Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame”.

    Ndërsa vetëm një natë më parë ka qenë po vetë Stresi që gjatë një bisede virtuale me Kozal Braçin është shprehur se ka pasur nxitje nga njerëz të tjerë për konfliktin me Noizin dhe se me këta persona nuk flet më.

    Më tej Stresi ka pranuar se i ka kërkuar falje familjes së Noizyt për ofendimet që i ka bërë gjatë këngëve të tij, dhe tha se nuk ndihet aspak krenarë për atë që ka bërë.

    “Kemi qenë problematik, tani jemi bërë serioz. Ka pasur nxitje nga mbrapa, me persona që unë sot s’jam me ta, por kam bërë për ta. Falje ju kërkoj të gjithë atyre që unë ju kam ofenduar familjen, sepse burri që është burrë nuk e shan familjen. Me ato te shara që kam bërë unë në muzikë, në hip hop, nuk jam krenarë fare dhe unë thjesht i kam kërkuar falje në emrin tim dhe si djali i filanit”, është shprehur Stresi.

    Kujtojmë se dy reperët ka plotë një dekadë që nuk flasin me njëri-tjetrin, ndërsa emri i vërtet i rreperit është Arkimed Lushaj, ndonëse e thërrasin me ‘nofkën’ Stresi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Prindër të një djali, çifti i njohur i showbizit ndahen pas 15 vitesh martesë

    Aktori i Bollywoodit Aamir Khan dhe producentja Kiran Rao janë ndarë, pas 15 vitesh martesë.Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti përmes një deklaratë të përbashkët. Ata anë thënë se do ta rrisin bashkë djalin e tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë në projekte filmike.

    “Në këto 15 vjet së bashku, kemi ndarë eksperiencat e jetës, kënaqësinë dhe të qeshurën”, thuhet në deklaratë.

    Khan 56-vjeç dhe Rao 47-vjeçe janë takuar për herë të parë në vitin 2001 ndërkohë që janë martuar pas katër vjetësh. Ata kanë thënë se tani duan të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre, jo më si çift bashkëshortor por si familje për njëri-tjetri.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pas një ‘àrḿiqësie’ që zgjati për vite me radhë, Stresi i kërkon falje publike familjes së Noizy (VIDEO)

    E nisën bashkë për t’i ndarë rrugët më vonë dhe shndërruar në armiqtë më të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.

    Bëhet fjalë për Stresin dhe Noizyn, të cilët prishën miqësinë pa zbuluar kurrë arsyet.

    Ar miqësia u zgjerua edhe tek miqtë dhe fansat e tyre duke arritur edhe deri te përplasjet fizike duke krijuar iden se kjo nuk do të përfundonte kurrë.

    Por duket se ata kanë lënë pas të kaluarën dhe janë bërë miq sërish.

    Në projektin e fundit të publikuar ditën e djeshme me titull “Unë foli i fundit”, Stresi i kërkoi falje familjes së Noizyt.

    Kanë qenë fansat që kanë vënë re se në një pjesë të tekstit ai i kërkon falje familjes së Noizyt. “Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame.”- thotë ndër të tjera në tekst Stresi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk dalim dot jashtë”/ Bebe Rexha përjeton eksperiencën e frikshme në avion

    Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme ditën e djeshme gjatë fluturimit me avion. Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke lënë pezull fluturimin e tyre.

    Ajo përmes rrjetit social “Instagram”, ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë për ta ka shkuar gati 8 orë.

    “Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturumi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, ka shkruar Bebe në një postim në rrjetin social “Instagram”.

    Më vonë ajo lajmëroi se aeroplanit i ndërruan kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit, por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga avioni.

    Si përfundim këngëtarja ka treguar se avioni ka zbritur dhe janë të sigurt, edhe pse dera e hyrjes ishte thyer.

    Për Bebën kjo ka qenë një situatë e keqe, por në fund të gjithë kanë zbritur në tokë të sigurt.



    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Tea flet për largimin nga “E Diela Shqiptare”: Më hoqën sepse isha e shëndoshë për ta, më kërkuan…

    Tea Trifoni pas futjes ne Perputhen u zbulua se kishte luajtur rolin e postieres ne rubriken “Ka nje mesazh per ty” tek “E diela shqiptare”.

    Deri me tani nuk dihej arsyeja e largimit te Teas nga Tv Klan, por ajo e ka zbuluar nepermjet nje bisede me ndjekesit.

    Nje ndjekes ne Instagram e ka pyetur se pse eshte larguar dhe Tea ka thene;

    ”Me kerkuan qe te humbja peshe dhe une nuk e arrita dot ne ate kohe. Pastaj mesoj qe me kishin larguar diten qe me kerkuan te dorezoja uniformen per t’ja dhene te punesuares se re, pa asnje paralajmerim. Prandaj isha shume e shendoshe per ta.”- ka thene Tea.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Jam top secret”/ Shqipja nuk i ndahet Giuseppes, ndërhyn edhe Çimi: Më thuaj sa vjeç je

    Giuseppe dhe Shqipja kanë dalë përballë njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar diskutimet e shumta mes tyre derisa refuzuan që të vazhdojnë njohjen jashtë programit.

    Shqipja insistonte të dinte moshën e Giuseppes, i cili ndryshonte fjalët gjatë gjithë kohës dhe dukej sikur nuk donte të tregonte moshën. Ndërsa Shqipja nuk harroi qe t’ia kujtonte faktin që Giuseppe ka ofenduar ish konkurrenten e Për’puthen +40, Lulin.

    Giuseppe: Më duhet një njeri me kulturë, klas dhe sharm. Nuk e dua për muhabet, muhabeti jam vetë. Ti je më e madhe se mua.

    Shqipja: Unë dua të di, unë jam më e madhe nga ty?

    Giuseppe: Po pak.

    Shqipja: Sa pak?

    Giuseppe: 3 muaj.

    Shqipja: Unë mbusha 63 vjeçe këtu në emision.

    Giuseppe: Unë jam 60. Ku mbaj mend unë. Dua kohë që të vazhdojmë pa kompromis.

    Shqipja: Ti në një puntatë the që ke sharë Lulin duke thënë që është qilim për të fshirë këmbën, çdo njeri tregon veten.

    Giuseppe: Po se ajo më ofendoi. Unë jam person me edukatë, nuk të mungon kurrë respekti.

    Në një moment gjatë diskutimit të tyre, Çimi u ngrit për t’i thënë një fjalë në vesh ndërsa Shqipja i tha: “Rri ore ti tullac. Kam mendimin tim, nuk rri dot pa u futur ti.”

    Shqipja: Unë jam gati të të tregoj kartën e identitetit. Edhe ti ma trego pasaportën.

    Giuseppe: Tani jam top secret.

    Shqipja: Ti mund të më shash dhe mua siç bëre me Lulin.

    Giuseppe: Unë jam mbreti për të sharë njerëzit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Unë lëviz me autobus linje”, Rolandi dhe Shqipja debatojnë fort me njëri-tjetrin: Të mos bëhemi gazi i botës

    Shqipja ka debatuar me Rolandin, i cili ishte në lidhje Skype duke diskutuar rreth krisjes së marrëdhënies së tyre.

    Shqipja nisi të tregonte detaje nga ditëlindja e saj dhe përmendi faktin që Rolandi nuk i ka dhuruar asgjë. Pas ndërhyrjeve të Çimit, Shqipja theksoi se nuk pret asgjë nga askush dhe nuk e ul hundën, ndaj lëviz me autobus linje.

    Roland: Të ngeli hatri për një shishe uji. Shqipe e lëmë këtu të mos bëhemi gazi i botës.

    Shqipja: Kur të thërrita ty për ditëlindje, kur më erdhe më pas me vëllain e të gjitha, shpenzimet janë të mia se dhe vëllai me nusen e vajzën nxitonin dhe pagesën e bëri ai dhe një lule apo shami nuk ma solle. Të gjitha këto i kalova me qetësinë më të madhe.

    Roland: A të thashë që jam i zënë dhe nuk kam kohë se kishim probleme familjare.

    Shqipja: Po pra nuk e dija që kishin ardhur për një rast vdekjeje.

    Roland: Që në start, thashë që do rrimë vetëm 2 minuta.

    Çimi: Po sa herë të ka marrë ai me makinë nuk i kujton ti.

    Shqipja: Vetëm 2 herë më ka ardhur. Herët e tjera kam ardhur dhe ikur me autobus linje. Nuk e ul hundën unë për miliona, jo më për kacidhe.

    Roland: Shqipe para se të iki për pushime, do të jap një kafe a një drekë dhe bashkë me të ujë.

    Shqipja: Zëre se e ke bërë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘I bëra masazh, ai më ngriti fustanin dhe…’, Shqipja bën deklaratën që nuk pritej për Rolandin

    Shqipja ka bërë deklaratën e fortë për takimin me Rolandin duke treguar se çfarë ndodhi që krisi marrëdhënien e tyre.

    Ajo tregoi se i kishte bërë masazh për dy minuta, por ai ka menduar se mes tyre mund të ndodhte diçka më shumë.

    Shqipja: Rolandi në të gjitha aspektet që kisha kapur herë pas here, nuk përshtatej për mua. Pastaj tjetër gjë çfarë zgjodhi ai. Më ka dërguar vetëm një foto që kemi dalë me Linditën, nuk e kam marrë dhe as më ka marrë. Nuk kam thënë asgjë të rëndë çfarë kam përjetuar Rolandin. Kur dola për të blerë ujë, u ktheva dhe i bëra masazh por ai më ngriti fundin dhe… I bëri dy herë masazh dhe mendoi diçka më shumë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Besi dhe Xhensila gati për fëmijën e dytë, por nuk po bien dot dakord për këtë detaj të vogël

    Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emsionin “Rudina” ku tregoi planet e saj në lidhje me familjen.

    E vogla e shtëpisë, Ajka feston dhe pak ditë 3-vjetorin e lindjes, ndaj dhe këngëtarja dhe Besi kanë shumë dëshirë që t’i dhurojnë asaj një motër apo një vëlla.

    “Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,– iu përgjigj Xhensila pyetjes së Rudina Magjistarit.

    Por në lidhje me gjininë e fëmijës, aktori dhe këngëtarja janë të ndarë në këtë drejtim. Besi është tipik shqiptar dhe do një djalë shok për vete, ndërsa Xhensila do të kishte më shumë në qejf një motër dhe shoqe për Ajkën.

    “Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”

    Para pak ditësh, këngëtarja ka qenë e ftuar gjithashtu dhe në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin u rrëfye për muzikën dhe jetën e saj si nënë e një vajze. Ajo tregoi për periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë pandemisë, duke zbuluar për herë të parë se kishte kaluar Covid-19 bashkë me vajzën. Ndër të tjera ajo tha se kishte përjetuar një moment mjaft të vështirë pasi ishte shëruar nga virusi. Ndërsa po kthehej në Tiranë, këngëtarja tregoi se kishte pësuar një atak paniku.

    “Ndjeva një goditje shumë të fortë në kraharor, vajzën e kisha pas dhe shtrëngova Besin për një moment. E vetmja gjë që mendova ishte se ‘kaq ishte për mua’. Filluan të dridhura të pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet. Jam një person që bëj jetë të shëndetshme dhe nuk kam patur kurrë probleme me shëndetin. U gjeta përballë një fakti që s’e kisha përjetuar kurrë. E vetmja që më erdhi ndërmend thashë: ‘Zot pse pikërisht tani që kam vajzën afër’, sepse është aq e rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh përreth”, tha ajo.

    Xhensila tregoi se mjekët i kishin shpjeguar se kjo kishte ndodhur si pasojë e gjendjes emocionale që kishte përjetuar gjatë pandemisë.

    “Falë zotit ishin shumë afër Tiranës edhe shkuam në spital. Të dridhurat vazhdonin dhe i lutesha Zotit më lër ta jetoj vajzën dhe Besin, të mos më humbasë mami mua. Dhe ka qenë moment shumë i vështirë se fiks në ato momente nuk po mendoja veten, por njerëzit që më duan shumë. Pas analizave, isha shkëlqyeshëm dhe kardiologu më se ishte atak paniku. Nuk kisha dëgjuar kurrë dhe kjo lidhej me gjendjen psikologjike dhe ndoshta frikërat që kam patur gjatë Covidit. Shpërthyen në atë moment që nuk e prisja aspak”, u shpreh artistja.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nuk ka më dyshime, ja kush do ta prezantojë ‘Big Brother Vip’, kjo është prezantuesja e njohur shqiptare që ka marrë zyrtarisht timonin e drejtimit të spektaklit të njohur

    Pritet të startojë së shpejti dhe nuk ka më dyshime se kush do ta moderojë spektaklin “Big Brother Vip”. Përgjatë kohëve të fundit në rrjet ka pasur kuriozitet të madh, ku emrat më të përfolur kanë qenë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

    Mirëpo, nuk ka më vend për dyshime! “Prive” ka zbuluar se Arbana ka marrë zyrtarisht timonin e drejtimit të spektaklit.

    Kujtojmë se si kurrë më parë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Në Big Brother Vip njerëzit e famshëm do të kthehen në njerëz të zakonshëm.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP