Category: Sport

  • DHIMBJE E MADHE/ Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë

    DHIMBJE E MADHE/ Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku futbollisti 21-vjeçar i ekipit Atromitos Piraeus, Alex Bangse, u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes Atromitos Piraeus – Ikaros Kallithea, në stadiumin Rentis. Sipas soccerlive.gr, atleti i ri është ndjerë shumë keq në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes dhe është rrëzuar pak minuta më vonë në fushë.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta ringjallën, ndërsa u përdor edhe një defibrilator. Futbollisti 21-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital me ambulancë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbahej në jetë.

    Lajmi për vdekjen e tij tronditi publikun e futbollit, me miqtë, shokët e skuadrës dhe personazhet e sportit që shprehën trishtimin e tyre për humbjen e papritur të sportistit të ri.

  • Tr*nditet futbolli: Futbollisti 14-vjeçar vd*s në fushë para prindërve të tij

    Tr*nditet futbolli: Futbollisti 14-vjeçar vd*s në fushë para prindërve të tij

    Vdekja e sportistit 14-vjeçar, Diego De Vivo ka tronditur Napolin.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, i riu pësoi arrest kardiak, teksa ishte në shkollën e futbollit napolitan Cantera Napoli që ndodhet në lagjen San Pietro a Patierno, shkruajnë mediat italiane.

    Kur djali u ndje i sëmurë, stërvitja ditore me shokët e klasës nuk kishte filluar ende, derisa ndërhyrja e karabinierëve të njësisë operative dhe e një patrulle të lëvizshme nga zona e Napolit Stella ishte e menjëhershme.

    Medita në Itali raportojnë se djali vdiq në fushë para syve të prindërve të tij që sapo e kishin shoqëruar në stërvitje.

  • Futbolli në zi! Shuhet në moshën 18-vjeçare ylli i Bajern Mynihut

    Futbolli në zi! Shuhet në moshën 18-vjeçare ylli i Bajern Mynihut

    Bajern Munih ka konfirmuar vdekjen e 18-vjeçarit Guo Jiaxuan i cili pësoi një aksident tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në muajin shkurt në Spanjë ku u godit në kokë.44“FC Bajern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij. Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës botërore të FC Bajern në 2023, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, shkruhet në njoftimin e klubit bavarez.

    PANORAMASPORT.AL

  • TR*NDITET FUTBOLLI/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshë fare të re

    TR*NDITET FUTBOLLI/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshë fare të re

    Ish-futbollisti italian, Luka Lodeti është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundjeje të rëndë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Ai ka lënë pas edhe një djalë 2-vjeçar.

    Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00. Karriera e tij filloi pa mbushur 18 vjeç si qendërmbrojtës për Darfo Boario, në fushat e Serisë D, pasi kishte hedhur hapat e tij të parë në ekipet e të rinjve të Milanit.

    Pas asaj përvoje të shkurtër por domethënëse, karriera e tij vazhdoi në Serinë D, me paraqitje gjithashtu në skuadra të ndryshme milaneze, si Alzanocene, Pro Sesto, Legnano Mezzolara dhe Colognese.

    Më pas ai përjetoi momente të rëndësishme jashtë vendit, me përvojat në Maltë duke veshur fanellat e Naxxar Lions dhe Marsaxlokk.

    Në moshën 30-vjeçare, pasi u tërhoq nga futbolli, Luka filloi një aventurë të re profesionale, duke hapur agjencinë e konsulencës Truck Consult.

  • Nuk ka SHQIPTARE QE NUK E NJEH/ Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive

    Nuk ka SHQIPTARE QE NUK E NJEH/ Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota emedias dhe sportit në Itali. Zëri historik i gazetarisë dhe komentit sportiv italian, si edhe i kombëtares së kaltër, Bruno Pizzul, ndërroi jetë në spitalin e Gorizias këtë të mërkurë.

    Ai do të mbushte 87-vjeç të shtunën. Pizzul është një emër dhe zë i njohur në Shqipëri, kjo pas viteve 1990 kur televizionet italiane ishin “dritarja” jonë për në Evropë.

    Pizzul ishte zëri i netëve magjike të Botërorit 1990 dhe i ngjarjeve më historike që shënuan futbollin në Itali. “Robertobaggiooooo” i tij hyri në zemrat e të gjithëve.

    Ai mbuloi ndeshjet e Italisë për 16 vjet, nga 1986 deri në 2002, e fundit prej të cilave ishte Itali-Slloveni më 21 gusht 2002, një miqësore e luajtur në Trieste dhe e humbur 1-0 nga të kaltrit.

    Bruno komentoi ndeshjet e kombëtares së Italisë në pesë Kupat e Botës, katër Kampionatet Evropiane dhe në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, me përjashtim të finales së vendit të tretë në Itali ’90 (vetëm sepse ishte i zënë në ndeshjen e titullit të nesërmen në ‘Olimpico’).

    Karriera – Komenti i tij i parë ishtë më 8 prill 1970 (në Rai që nga 1969), luhej Juventus – Bologna, play-off i Kupës së Italisë në terren neutral në Como, filloi në minutën e 16-të sepse ai mbërriti me vonesë.

    Në vitin 1972 ai mbuloi finalen e parë ndërkombëtare, Kampionatin Evropian të fituar nga Gjermania Perëndimore ndaj BRSS 3-0.

    Në vitin 1973 ai ishte zëri i suksesit të Milanit në Kupën e Kupave. Komentet e tij të fundit ndërkombëtare ishin në vitin 1999 (Lazio në Kupën e Kupave dhe Parma në Kupën UEFA).

    Ai ishte gjithashtu komentuesi i finales së Kupës së Kampionëve të Juventusit, kur ndodhi fatkeqësia ‘Heysel’ më 29 maj 1985.

    Në vitet kur Seria A dominonte Evropën dhe skuadrat italiane ishin thuajse në çdo finale, ai ishte aty. Pizzul ishte gjithashtu mikpritës i ‘Domenica Sportiva’, si dhe ‘Sport Sera’, ‘Domenica Sprint’ nga 1976 deri në 1990.

  • Tro*ditet futbolli shqiptar/ Ndahet nga jeta një nga sulmuesit më të mirë

    Tro*ditet futbolli shqiptar/ Ndahet nga jeta një nga sulmuesit më të mirë

    Komuniteti i sportit elbasanas në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare, Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë dhe më inteligjentë të Elbasanit. Shkalla sipas njoftimit të bërë nga familjarët e ti ndërroi jetë këtë fundjavë.

    Futbollin e nisi në vitin 1953 por kulmi i karrierës së tij me ekipin e Labinoti ishte në vitin 1964 1970 kur luante së bashku me futbollistët më të shquar elbasanas si Enver Ibërshimi, Frederik Jorgaqi, Bashkim Rudi, Xhevahir Taushani, Fadil Kovaçi, Mjeshtër Sporti, Hyqmet Kratin, Mjeshtër Sporti e kapiten i ekipit dhe plot të rinj të talentuar që shkëlqenin në fushën e futbollit.

    Shkalla u aktivizua në rolin e sulmuesit të avancuar në qendër dhe mbante fanellën me numër 9 te Labinoti.Ai që në moshën 18 vjeç u aktivizua me ekipin e parë të të Labinotit dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë të këtij ekipi.

    Ferdinand Shkalla është cilësuat si futbollisti më inteligjent elbasanas dhe kohë më parë u cilësua një nga 10 futbollistët më të mirë të Elbasanit me rastin e 100- vjetorit të ekipit të futbollit elbasanas.

    Shkalla gjatë karrierës së tij si sulmues i Labinotit shënoi 196 gola në ndeshjet zyrtare, miqësore në ekipet e moshave dhe ekipin e parë të qytetit të Elbasanit.

    Shkalla ishte në vitin 1961, fitues i kupës së gazetës “Zëri i Popullit” dhe në vitin 1962, fitues i kupës së gazetës “Mësuesi”. Analistët sportivë të kohës e patën cilësuar një përdorues të shkëlqyer të topit, përdorimi i talentuar i goditjeve me thembrën, goditës i rrezikshëm me rafishatë.

    Ai shquhej për lëvizje të pabesueshme me top e pa top dhe shënues i golave spektakolarë me të gjitha pjesët e trupit. Shkalla bërë karrierë jo vetëm si sportist e ekonomist i shkëlqyer por edhe si drejtues institucionesh të rëndësishme të kohës.

    /BW

  • Tron*ditese/ Ish-futbollisti ndahet papritur nga jeta në moshë të re

    Tron*ditese/ Ish-futbollisti ndahet papritur nga jeta në moshë të re

    Ish-mesfushori i Marokut dhe Marseille, Abdelaziz Barrada, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

    Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar, por raportet e mediave në Marok pretendojnë se ai pësoi një atak në zemër.

    Barrada u tërhoq nga futbolli në vitin 2021, pasi kishte bërë 26 paraqitje ndërkombëtare për vendin e tij, duke përfshirë lojën në Lojërat Olimpike 2012 në Londër. Ai shënoi katër gola, me të fundit në vitin 2015.

    Federata Marokene e Futbollit bëri homazhe në rrjetet sociale, duke e përshkruar vdekjen e tij si një humbje të madhe.

    “Federata Mbretërore e Futbollit Maroken i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjes së ish-futbollisti maroken, të ndjerit Abdelaziz Barrada, dhe përmes tyre të gjithë familjes dhe të afërmve të tij, si dhe familjes kombëtare të futbollit”, thuhet në njoftim.

    Barrada gjithashtu, luajti 64 herë për klubin spanjoll Getafe midis 2011-2013 dhe shënoi dy herë për Marseille gjatë dy sezoneve të tij atje midis 2014-2016.

    “Klubi dëshiron të shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e tij dhe të ndajë dhimbjen e të dashurve të tij”, ka postuar Marseille në rrjetet sociale.

    Pas periudhës së tij në klubin e Ligue 1, Barrada luajti për Al-Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe, skuadrën turke Antalyaspor dhe më në fund Lusitanos Saint-Maur në Francë, megjithëse ai nuk bëri asnjë paraqitje përpara se të vinte kohë në karrierën e tij tre vjet më parë.

    Barrada i lindur në Francë e filloi karrierën e tij në ekipin rezervë në Paris St-Germain, i cili shtoi në mediat sociale: “Klubi i shpreh ngushëllimet e tij të përzemërta familjes dhe të dashurve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë”.

  • Tro*ditet bota e sportit! Vr*tet futbollisti, bashkë me dy shokë

    Tro*ditet bota e sportit! Vr*tet futbollisti, bashkë me dy shokë

    Një tragjedi trondit futbollin brazilian dhe atë botëror: gjatë natës, Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur më mirë si Ricardinho, humbi jetën nga të shtënat me armë.

    Sulmuesi i ri në pronësi të Remos (klubi i serisë së tretë) ishte ulur në trotuar me dy shokë, të cilët ishin gjithashtu të përfshirë, kur një makinë e zezë u afrua. Nga makina janë qëlluar disa të shtëna, duke lënë pa shpëtim tre djemtë.

    Ricardinho, 22 vjeç, sapo kishte përfunduar një ndeshje dhe ishte rikthyer në fushën e blertë në maj, pas një pushimi të gjatë nga një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar.

    Dy viktimat e tjera u identifikuan si Daivison Lucas da Silva dhe Flavio de Jesus de Souza , ky i fundit një mik i Ricardinhos, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat lokale.

    Policia braziliane po heton vrasjen e futbollistit 22-vjeçar, i cili ishte aktiv në ‘Clube do Remo’ të Belém. Krimi ndodhi në komunën Marituba, një qytet në shtetin e Para të Brazilit.

  • Futbolli në zi, vd*s në moshën 59-vjeçare legjenda e njohur

    Futbolli në zi, vd*s në moshën 59-vjeçare legjenda e njohur

    Futbollisti i njohur italian, Toto Schillaci ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin Civic.

    Siç shkruajnë mediat italiane, sulmuesi vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme dhe qëndronte në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Futbollisti italian humbi jetën në moshën 59-vjeçare.

  • Futbolli në zi! Humbi ndjenjat në fushë, futbollisti 27-vjeçar vdes pas 5 ditësh qëndrimi në spital

    Futbolli në zi! Humbi ndjenjat në fushë, futbollisti 27-vjeçar vdes pas 5 ditësh qëndrimi në spital

    Futbolli uruguaian është zhytur në zi. Pas pesë ditësh në spital, Juan Izquierdo i Nacional dha frymën e fundit sot në moshën 27-vjeçare.

    Qendërmbrojtësi i skuadrës së Montevideos ishte rrëzuar në orët e para të së premtes së kaluar në fushë, gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores.

    Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur ta kapërcejë problemin, i cili ka shkaktuar humbjen e ndjenjave dhe pak orë më parë ka ndërruar jetë.

    Ekipi i tij, Nacional he i gjithë futbolli i vendit, është zhytur në zi pas ngjarjes së rëndë. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në minutën e 75-të të ndeshjes në stadiumin “Morumbi” në Sao Paulo. Mbrojtësi nga kryeqyteti uruguaian u rrëzua në fushë. Izquierdo rifitoi vetëdijen përpara se të hynte në ambulancë dhe u dërgua në spital për analiza të mëtejshme. Por, për fat të keq, ai nuk arriti ta kapërcejë problemin (aritmia e zemrës sipas raportimeve), e cila e shkaktoi humbjen e vetëdijes dhe më pas vdekjen.