Category: Sport

  • VIDEO/ Pak orë para finales së EURO 2020, tifozët e Anglisë rrihen me grushta me njëri-tjetrin

    Angli-Itali është finalja e madhe e EURO 2020, me sfidën do të luhet në orën 21:00 në “Wembley”.

    Vtëm pak orë para ndeshjes tifozët e Anglisë kanë pushtuar hyrjen e stadiumit. Të shumtë në numër, tifozët janë mbledhur para “Wembley”, teksa për disa momente situata ka dalë jashtë kontrollit.

    Disa tifozë anglez janë përleshur me njëri-tjetrin me grushta dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën. Finalja nuk ka nisur mirë për disa prej tifozëve, pasi mesa duket, birrat kanë filluar të japin efektin e tyre.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Mungon Spinazzola/ Cilin formacion dot të hedhë në fushë Italia sonte?

    Menaxheri i Italisë Roberto Mancini thuhet se pritet të zgjedhë të njëjtën skuadër për finalen që fitoi kundër Spanjës në gjysmëfinale.

    Nëse ai emëron një skuadër të pandryshuar, formacioni italian do të jetë: Donnarumma (portier), Di Lorenzo (mbrojtës i djathtë), Bonucci (qendër mbrojtës), Chiellini (qendër mbrojtës), Emerson (mbrojtës i majtë), Barella (ana e djathtë e mesfushë), Jorginho (mesfushë qendrore), Verratti (mesfushë e majtë), Chiesa (sulm i djathtë), Immobile (sulmues) dhe Insigne (sulm i majtë).

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Festë e çmendur në Angli, Boris Johnson: Silleni trofeun në shtëpi!

    Anglia është e pushtuar nga emocionet, ankthi, entuziazmi madje edhe festë. Tifozët kanë nisur që në mëngjes duke mbushur pubet teksa në të gjithë vendin flitet vetëm për finalen.

    Jo më kot pasi është vendi ku nisi rrugëtimin futbolli profesionist ndërsa shprehja “It’s coming home” është bërë e përditshme

    Gjithsesi, kryeministri Boris Johnson nuk mund të mungonte me një urim dhe mesazh për skuadrën e Southgate për të cilët tashme deklaroi se duhet ta sjellin në shtëpi trofeun.

    Ai fillimisht shkroi një letër e më pas edhe me një mesazh të shkurtër në video.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Me pozat ‘topless’ teksa mbulohet me bluzën e skuadrës angleze, Rita Ora pret në shtëpi…

    Pak orë para finales historike të “Euro 2020”, tifozët anglezë po shpresojnë për fitore pas 55 vitesh.

    Njerëz të thjeshtë e të famshëm kanë gjetur mënyra nga më interesantet për të uruar skuadrën e tyre.

    Finalja Itali-Angli do të luhet në “Wembley” të Londrës. Që tani, rrugët janë mbushur me mijëra tifozë, duke krijuar një atmosferë fantastike.

    Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora na përcjell emocionet e pragndeshjes nga shtëpia e saj. Me një foto, ku mbulon trupin me bluzën e kombëtares angleze, teksa qëndron ulur në kolltuk, Rita uron për fitoren e “3 luanëve”.

    “Po vjen në shtëpi”, shkruan ajo, duke iu rikthyer faktit se pas më shumë se gjysmë shekulli, futbolli po shkon në vendin e origjinës, pikërisht në Angli.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Atmosferë festive në Londër pak orë para ndeshjes Angli-Itali/ Tifozet ‘e zjarrta’ kërcejnë sipër autobusit (Fotot)

    Tifozët e Anglisë janë mbledhur jashtë stadiumit Wembley dhe në King’s Cross në Londër duke sjellë një atmosferë të mrekullueshme pak orë para se të vendoset fati i skuadrës më të mirë në Evropë.

    Tifozet seksi të veshura me xhinse të shkurtra bashkë me djem të tjerë janë parë të kërcejnë sipër një autobusi jashtë stadiumit.

    Kupa mund të shkojë në shtëpinë e anglezëve sonte, por mund edhe të ndodhë e kundërta.

    Anglia luan kundër Italisë në finalen e “Euro 2020” mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

    Mbretëresha Elisabeth II, Princi William dhe Boris Johnson kanë dërguar mesazhe motivuese për pjesëtarët e skuadrave.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Euro 2020/ Sonte kurorëzohet kampionia e Evropës, Itali-Angli: Formacionet e mundshme

    Sot, kur bëhet një muaj që kur filloi Kampionati Evvropian i futbollit Euro 2020 do të zhvillohet edhe ndeshja finale e këtij turneu.

    Në stadiumin kombëtar “Wembley”, me fillim nga ora 21:00 do të ballafaqohen Anglia dhe Italia.

    Të dy këto kombëtare kishin paraqitje të mira në rrugëtimin e tyre drejt finales dhe secila prej tyre kërkon që ta bëjë hapin e fundit për t’u shpallur kampion i Evropës.

    Pas kalimit të fazës së grupeve, Italia eliminoi kombëtare si Austria, Belgjika dhe Spanja, kurse Anglia u ballafaqua me sukses me Gjermanin, Ukrainën dhe Danimarkën.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice, Mount; Saka, Kane, Sterling

    Italia: (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Merr fund ‘makthi’/ Lionel Messi fiton më në fund një trofe me kombëtaren e tij, Argjentina mposhti në finale Brazilin dhe u shpall kampione e “Copa Ameria 2021” (VIDEO)

    Argjentina shpallet kampione e ”Copa America” ku arriti të mposhtë në finale Brazilin me rezultatin 1-0. Ángel Di María me golin e tij në minutën e 22-të i dha trofeun e rëndësishëm Argjentinës, dhe trofeun e parë Lionel Messit me kombëtaren.

    90-të minuta emocione në ”Maracanã”, ku nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, por Argjentina arriti ta ruajë portën e paprekur deri në fund.

    Messi pati shansin të shënojë në këtë finale, por nuk ia doli, ndërkaq Su lmuesi i Everton, Richarlison kishte shanset më të mira të Brazilit, duke parë një përpjekje të përjashtuar për offside dhe më pas duke god itur gishtat e portierit Emi Martinez.

    Në fund, trofeu i ”Copa America” shkon për herë të parë për Messin dhe pas 28 vitesh për Argjentinën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i “Tre Luanëve”

    Anglia “qan” vd ekjen e Paul Marinar i cili ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares angleze ka ndërruar jetë pas tumorit në tru.

    Britaniku gjatë viteve 1977-1985 koleksionoi 35 prezenca me “Tre Luanët” nga ku realizoi dhe 13 gola.

    Në rang klubesh ai ishte protagonist me Ipsuiç Taun për triumfin e Kupës së Mbretëreshës dhe Kupën UEFA në sezonet 1977/1978 dhe 1980/1981.

    Një lajm i trishtë ky për kombëtaren britanike e cila nesër sfidon Italinë në finalen e EURO 2020 në orën 21:00 në “Wembley”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pas incìdenteve të ndeshjes me Danimarkën, UEFA merr vendimin dhe dënôn Anglinë

    UEFA ka gjobitur me 26 mijë paund Federatën Angleze të Futbollit në lidhje me incidentin, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel gjatë gjysmëfinales së Euro 2020.

    Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar nga Sterling në kohë shtesë.

    Schmeichel arriti ta priste gjuajtjen e parë, por Kane ndoqi topin dhe e dërgoi atë në rrjetë për ta çuar Anglinë në finalen e së dielës kundër Italisë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shansi i artë për Messin dhe Neymar, në mesnatë finalja e Kupës së Amerikës mes Brazil-Argjentinë

    Në Angli e konsiderojnë si derbi i botës, ndërsa në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës ndeshja finale Brazil-Argjentinë do të përcaktojë fituesin e Kupës së Amerikës. Lajmi më pozitiv përsa i përket kësaj finalje është se autoritetet në Rio de Janiero, qytetit më të prekur nga koronavirusi, kanë lejuar që stadium Maracana të mbushet në kapacitetin 10%. Për rrjedhojë 7800 tifozë do të ndjekin finalen e Kupës së Amerikës, që është edhe ndeshja e parë e këtij kompeticioni që luhet me praninë e publikut.

    Nëse Argjentina ia del të fitojë ky do jetë trofeu i 15 i Kupës së Amerikës, i Kupës së Amerikës, ç’ka do të barazonte rekordin e Uruguajit. Ndërkohë Brazili është kombëtarja kampione në fuqi, ndërsa për ‘Selecao’ ky do jetë trofeu i 10 në histori.

    Ky nuk do jetë vetëm një duel mes Brazilit organizator dhe Argjentinës, por edhe mes dy shokëve si Messi dhe Naymar. Të dy numrat 10 të kombëtareve respektive nuk kanë fituar një trofe të rëndësishëm me përfaqësueset e tyre. Neymar ishte i dëmtuar dy vite më parë kur Brazili fitoi Kupën e Amerikës, ndërsa për Messi-n kjo mund të jetë mundësia e fundit për shkak të moshës 34-vjeçare.

    Në prag të sfidës trajneri i Brazilit Titte ka premtuar vetëm spektakël, ndërsa homologu i tij te Argjentina Lionel Scaloni ka kërkuar një sforcë për Lionel Messi-n.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP