Category: Sport

  • Partizani dështon edhe në “Elbasan Arena”, përfundon në raundin e dytë aventura evropiane

    Partizani pësoi një tjetër disfatë ndaj Bazelit, teksa kësaj here u mund 0-2 në ‘’Elbasan Arena’’.

    Ëndrrat e tifozëve të kuq u zbeh shumë që në aktin e parë ku kryeqytetasit u mposhtën në Zvicër me rezultatin e thellë 3-0 ndërsa u shua përfundimisht në aktin e dytë ku kryeqytetasit u mposhtën sërish, këtë herë në shifrat 0-2.

    Zviceranët arritën të menaxhonin mjaft mirë rezultatin duke qenë të rrezikshëm pothuajse për pjesën më të madhe të takimit. Në minutën e 37-të të takimit, kapiteni Stoker kaloi në avantazh Bazelin pas një përgjumje në mbrojtjen e demave.

    Me fillimin e pjesës së dytë, Bazeli shënoi sërish në minutën e 50-të me anë të Kuintilas i cili mposhti Alban Hoxhën me kokë. Partizani pati dy mundësi mjaft të mira me Zhunior, por sulmuesi ishte në ditë jo të mirë. Përfundon këtu udhëtimi në Europë për Partizanin, të cilët tani më do të hedhin sërish sytë nga përgatitjet për Superioren.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Plas sherri “Elbasan Arena”/ Tifozët e Bazel nxirren me dhunë nga stadiumi (FOTO)

    Ndeshja mes Partizanit dhe Bazelit në Elbasan Arena është shoqëruar me dhunë në shkallët e stadiumit.

    Në ndeshjen e vlefshme për Conference League, tifozët e huaj janë nxjerrë jashtë stadiumit nga policia e shtetit, pasi nisën të thurnin kore.

    Pavarësisht reagimit të policisë disa prej tyre nuk kanë pranuar të largohen, duke lënë ambientet e stadiumit mes tensionit.

    Partizani është eliminuar nga Bazeli, pasi humbi ndeshjen e parë 3-0 ndërsa të dytën 2-0.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E pabesueshme, Drita përmbys gjigandët hollandezë

    Drita ia doli të frenojë Feyenoord në një barazim pa gola javën e kaluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sot po luhet sfida e kthimit e raundit të dytë në Conference League, e cila ka nisur në mënyrë spektakolare.

    Guus Til kaloi skuadrën holandeze në avantazh në minutën e shtatë, por “Intelektualët” kanë realizuar një përmbysje fantastike të rezultatit.

    Marko Simonovski gjeti golin e barazimit pesë minuta më vonë, ndërsa Astrit Fazliu vendosi heshtjen në shkallët e ” De Kuip” me golin e realizuar në minutën e 16-të. Feyenoord-Drita 1-2, rezultat që kualifikon ekipin dardan në raundin tjetër.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Është ëndërr për të gjithë atletët, por ja sa është vlera e medaljes së artë olimpike

    Edhe pse është një ëndërr për të gjithë atletët, vlera e medaljes së artë olimpike nuk është aq e madhe.

    Një medalje në Lojërat Olimpike është momenti kryesor për të gjithë atletët. Ose më saktë të jetë i saktë për pothuajse të gjithë, pasi ekziston përjashtimi i futbollit ku të gjithë do të kishin preferuar të kishin ngritur trofeun e Kupës së Botës , ndoshta edhe Ligën e Kampionëve.

    Pra, ata që arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre, e vendosin atë në një pozitë të spikatur në shtëpinë e tyre dhe e shikojnë si beben e syrit të tyre gjatë gjithë jetës së tyre.

    Prandaj, dikush mund të presë që vlera e tij ekonomike të jetë proporcionale me etikën e ofruar nga pushtimi i saj. Sidomos kur flasim për medaljen e artë . E megjithatë gjërat nuk janë kështu.

    Kjo mbështet analistin ekspert të CNBC , Robert Hum vlera e saj nuk i kalon 700 euro.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • UEFA zgjedh golin më të mirë të vitit, ja kush e shënoi ‘perlën’ në Champions League (video)

    UEFA ka zgjedhur golin më të bukur të vitit. Mes 10 kandidatëve të përzgjedhur, tifozët kanë votuar duke shpallur edhe fituesin e këtij vlerësimi.

    Pas 600 mijë votimesh nga tifozët, UEFA shpalli golin e Mehdi Taremit si më të bukurin e sezonit dhe në fakt ashtu është. Bëhet fjalë për golin me roveshatë të lojtarit të Portos ndaj Chelseat në Champions League.

    Goli i realizuar më 13 Prill tejkalon garën me rivalët e tjerë duke lënë pas atë që shënoi Lorenzo Insigne në Kampionatin Europian ndaj Belgjikës me një gjuajtje fantastike.

    Ndërkohë goli i tretë më i bukur i përzgjedhur nga votuesit në sajtin zyrtar të UEFA-s, është ai i Kemar Roofe të Rangers i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm më 22 tetorin e kaluar nga mesi i fushës ndaj Standard Liege.

    Kujtojmë që ky çmim rikthehet një vit më pas për t’u ndarë pasi në 2020 për shkak të pandemisë, UEFA nuk kishte shpallur kandidatura për golin më të mirë të vitit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lionel Messi merr vendimin më të vështirë të jetës, ja skuadra në të cilën do të vijojë karrierën

    Lionel Messi do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën.

    Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja sportive, ylli argjentinas ka arritur akordin me katalanasit për ku është dhe një detaj i rëndësishëm që bën pjesë në të.

    Numri 10 i blaugranave do të përgjysmojë pagën e tij nga 500.000 euro që përfitonte në javë tani do paga e tij do të jetë 250.000 euro që nga sezoni i ri.

    Me përllogaritje totale do të grumbullojë plor 12 milionë euro neto në sezon.

    Mesi ndodhet pa kontratë që nga 30 qershori dhe me shumë mundësi gjatë ditëve në vijim mund të vazhdojë sërish bashkëpunimin me Barcelonën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Më gjeni një doktor se…”!/ Briken Calja vetëm 1 kg larg medaljes, britma e tij pas provës së tretë tregoi tamam shpirtin e shqiptarit

    Briken Çalja garoi për Lojërat Olimpike në “Tokio 2020” sa i përket kategorisë 73 kg. Pritshmëria ishte e lartë te peshëngritësi shqiptar pas shumë zhgënjimesh të marra nga sportistët shqiptarë. Peshëngritësi shqiptar ka humbur vetëm për një kile zonën e medaljeve. Stili i shkëputjes ishte zhgënjimi i madh për Çaljan që u rendit në vendin e gjashtë. Në provën e parë Çalja do të dështonte në peshën 151 kg. Ndërkohë në provën e dytë ka arritur të ngrejë të njëjtën peshë dhe dështojë në të tretën me 155 kg.

    Peshëngritësi shqiptar është rikthyer në stilin e shtytjes atje ku arriti të ngrinte me sukses peshën 184 kilogramë, por ndieu dhimbje në gju. Prova e dytë do të dështonte me 188 kilogramë, por Çalja lëshoi britmën e çlirimit me 190 kilogramë të ngritura. Menjëherë pas saj është dëgjuar edhe thirrja e tij te stafi: “Më gjeni një doktor se po më dhemb shpatulla”. Në fund peshëngritësi shqiptar numëroi 341 kg të ngritura në dygarësh, ndërsa medalja e bronzit iu dha Rahmati me 342 kg të ngritura. Këto shifra ishin arritje për Briken Çaljën, por nuk mjaftuan në këtë garë të fortë me kinezin Shi Zhyong që vendosi rekordin në Lojërat Olimpike me 364 kg të ngritura në dygarësh.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I katërti në botë në Lojërat Olimpike, Meta dhe Rama reagojnë për Briken Çaljen: Arritje dinjitoze, meriton një bravo të madhe

    riken Çalja garoi ditën e sotme në peshëngritje duke zënë vendin e 4-të në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020.

    Peshëngritësi kuqezi arriti totalin 341 kg në dygarësh në stilin e shtytjes dhe shkëputjes, ndërsa për një kg humbi shansin për të marrë vendin e 3-të dhe medaljen e bronztë. Lidhur me këtë paraqitje të Briken Çaljes kanë reaguar edhe presidenti llir Meta dhe Kryeminsitri Edi Rama.

    “Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

    “Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Teuta bën mrekullinë, përmbys humbjen e Durrësit në Andorra dhe kualifikohet në raundin tjetër (video)

    Teuta ia del të fitojë në Andorra. Ekipi durrsak kishte humbur 0-3 në shtëpi takimin e parë të raundit të dytë të Conference League përballë Inter Esclades, skuadrës kampione të Andorrës duke e eliminuar atë pas 120 minutash lojë.

    Sebbino Plaku hap serinë e golave të tij në këtë takim në minutën e 25 pas krosimit të Kallakut.

    Ndërkohë në pjesën e dytë shpresat e Teutës për të cuar të paktën në shtesë takimin shtohen falë një supergoli të Plakut 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

    Me shifrat 0-2 Teuta barazoi takimin e parë që humbi 0-2 në Durrës e si rrjedhojë takimi shkoi në shtesë. Që në pjesën e parë të shtesës Teuta fiton një 11-metrësh që e shndërron në gol po i njëjti, Sebino Plaku.

    Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja e luajtur në transfertë. Kampionët e Shqipërisë realizuan nga një gol për pjesë, dhe ndeshja ka shkuar në shtesa.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Historia e pabesueshme notarit që fitoi Medalje Ari në “Tokyo 2020”, i vogël e kishte ṭmeṙṙ ujin

    Të shndërruarit në notarin më të madh të Britanisë së Madhe nuk ka qenë e lehtë për Adam Peaty me 40 orë trajnimi në javë duke filluar nga 5 e mëngjesit, të paktën 5 vakte në ditë dhe stërvitje të mëtejshme në oborrin e tij gjatë pandemisë.

    Pikërisht këto faktorë, në dukje jo dhe aq të vështirë, por rraskapitës në realitet e bënë të riun të merrte medalje ari në Lojërat Olimpike.
    Kur ishte fëmijë, ishte i tme rruar nga uji, por sot notary shtatlartë ka arritur dy medalje dhe madje dhe dje shkëlqeu në pishinën olimpike me 57.37 sekonda, koha e pestë më e shpejtë në hisotri. Në 5 vitet e fundit ka notuar 37 milje çdo javë.

    Gjatë karantinës, ishte i mbyllur në një vaskë gjigande në kopshtin e tij, dhe me një kordon elastic të lidhur pas belit, notonte në vend. Sekreti i forcës dhe suksesit të Adam janë të ashtuquajturat pompat fluturuese. Bën nga 20, tre deri në katër herë në ditë. Pra jo pompat normale, por pompat duke u hedh nga vendi në ajër.

    Në stërvitjet e tij më ekstreme para Tokyo 2020, Peaty shpenzon 6000-8000 kalori në ditë, rreth 3 herë më shumë se mesatarja që i duhet një notari. Zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit dhe fle në 9 të darkës.

    Dieta e tij po ashtu është shumë strikte duke përfshirë qumësht soje, kos grek e rrush të thatë. Dreka konsiston në biftek me shumë proteina e avocado. Ai pi të paktën 5 litra ujë në ditë. Në darkë ha salmon dhe perime të gjelbërta pak para orës 7 pasdite para se të flejë gjumë pas dy orësh.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP