Category: Sport

  • Partizani fiton edhe në Moldavi, në raundin tjetër e pret ekipi i njohur evropian

    Partizani zyrtarisht në turin e dytë të Conference League. “Të kuqtë” e Ilir Dajës prekën kualifikimin që në ndeshjen e parë në Elbasan, ku triumfuan me rezultatin 5-2 ndaj moldavëve të Sfintul George, megjithatë vlerësuan maksimalisht edhe takimin e kthimit, duke marrë një tjetër fitore.

    Vendasit e nisën vrullshëm dhe fituan një penallti që në minutën e katërt, teksa ishte sulmuesi kryesor Volkov ai që gjuajti saktë dhe mposhti Alban Hoxhën, megjithatë përgjigja e Partizanit ishte e shpejtë, pasi Tedi Cara riktheu baraspeshën në minutën e 15’.

    Solodovnicov riktheu avantazhin për moldavët në minutën e 22-të, por edhe këtë herë Sfintul nuk i bëri ballë reagimit të Partizanit, që barazoi me Stenio Junior tre minuta para fundit të pjesës së parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes mjaft e qetë.

    Sulmuesi brazilian u bë protagonist edhe në fillim të pjesës së dytë, pasi shënoi golin e tretë për Partizanin, duke u dhënë “të kuqve” fitoren e dytë në po kaq ndeshje ndaj Sfintul George, teksa vlen të theksohet se një ndeshje të mirë bëri edhe Lucas Cardoso, që asistoi dy nga golat e kryeqytetasve.

    Me dy fitore dhe rezultatin e përgjithshëm 8-4, Partizani kualifikohet bindshëm për në turin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku shorti nuk është treguar fort bujar, pasi u ka rezervuar përballjen me gjigantët zviceranë të Baselit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E ardhmja e duket larg Barcelonës, Rej Manaj përfundon në orbitën e dy ekipeve të njohura italiane

    E ardhmja e Rei Manajt do të jetë larg Barcelonës. Pas atij sezoni ku statistikat folën të gjitha për të, sulmuesi shqiptar nuk do e ketë të vështirë të gjejë destinacionin e radhës në karrierë.

    Barcelona B ka gati zëvendësuesin e tij, Zhordi Eskobar, ndërsa në garë për lojtarin e Kombëtares janë vënë dy klube italiane.

    Ekipi i Breshias ka shfaqur interes për shërbimet e Rei Manajt, ndërsa një tjetër pistë më e fortë për të është edhe Kremonese.

    Këta të fundit janë një emër i njohur për 24-vjeçarin, teksa prej aty nisi karrierën e tij në Itali, ku më pas do të siguronte edhe kalimin te Interi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘FIFA’ jep miratimin/ Do të luhet për herë të parë në histori “Copa Maradona”, Italia dhe Argjentina do të ‘përplasin brirët’ në Napoli

    Ishte thjesht një ide e lindur pas penalltisë së fundit të finales së Europianit, në Wembley, por mesa duket ka marrë edhe miratimin nga ana e FIFA-s. Bëhet fjalë për “Copa Maradona”, përplasja mes fitueses së Europianit dhe asaj të Copa Americas do të luhet në muajin dhjetor të këtij viti ose në janar 2022, në qytetin e dytë të “Pibe de Oros”, Napoli.

    Itali-Argjentinë do të jetë një ndeshje që do të përjetësojë një figurë legjendare se Diego Armando Maradona.

    Itali-Argjentinë do të zinte vendin e Kupës së Konfederatave, e cila, nga viti 1992 deri në vitin 2017 ka vënë përballë të gjithë skuadrat kampione të konfederatave përkatëse, të cilave iu shtuan ekipi pritës dhe kampionët e botës në fuqi, për një total prej 8 skuadrash.

    Tani, gjithçka do të zgjidhet në një ndeshje të vetme, e cila, në edicionin e saj të parë, do të kujtojë një ndeshje historike dhe fatkeqe për të kaltrit, përsëri në San Paolo: gjysmëfinalen e

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lojtari i Kombëtares Shqiptare bën hapin në karrierën e tij, i bashkohet ekipit të njohur spanjoll

    Ivan Balliu do të jetë pjesë e Rajo Vallecanos në La Liga. Duke filluar nga ky sezon, mbrojtësi që numëron 2 paraqitje me kombëtaren shqiptare ka bërë kapërcimin në kualitet ku do të ketë mundësi të demonstrojë aftësitë e tij.

    29-vjeçari ka qënë pjesë e Almerias në Ligën e dytë spanjolle duke qënë titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë, ku në dy sezone numëron 66 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

    Lojtari është transferuar te skuadra e Vallecanos me parametra zero dhe është një vlerë e shtuar për skuadrën që këtë sezon është bërë pjesë e elitës. Klubi nga madridi nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar “Ivan Balliu është zyrtarisht një lojtar i Rayo Vallecano për dy sezonet e ardhshme”.

    Me kombëtaren shqiptare, futbollisti është aktivizuar në ndeshjen kundër Spanjës për eleminatoret e Botërorit Ruis 2018 dhe në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020, atë kundër Turqisë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • U votua plot 800 mijë herë, ‘UEFA’ zgjedh golin më spektakolar të ‘EURO 2020’ (VIDEO)

    Gjatë Euro 2020 u shënuan shumë gola të bukur. UEFA hapi dje votimin për të përzgjedhur më të bukurin dhe me 800 mijë vota e fitoi ai i Patrick Schick.

    Sulmuesi i Republikës Çeke realizoi kundër Skocisë në ndeshjen e parë në grupe mes këtyre skuadrave. Schick tentoi me një gjuajtjeje të kalibruar nga 50 metra, duke parë edhe daljen e portierit.

    Supergoli i Patrick Schik mori pelqimin e publikut si me i miri i ketij europiani, ku emocionet e pershkruara ne 1 muaj ishin te jashtezakonshme.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Messi-Barça, arrihet marrëveshja: Kontratë 5-vjeçare dhe ulje në rrogë, mungon vetëm…

    Më në fund tifozët e Barcelonës kanë një arsye madhore për të festuar, drejtuesit e klubit kanë bindur Leo Messi për të vijuar karrierën e tij në “Camp Nou”. Sipas mediave spanjolle palët kanë gjetur një akord në princip për një kontratë të re 5-vjeçare. Më herët ishte folur për një kontratë 2-vjeçare ndërmjet tyre por më sa duket palët kërkojnë të vijojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e lojës.

    Messi ka pranuar një ulje drastike të pagës, nga kontrata e re do të përfitojë 50% më pak. Zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Gjithçka tashmë duket zyrtare, mbrojtësi i kombëtares kalon tek ekipi i njohur spanjoll

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ivan Balliu, ka kaluar zyrtarisht te skuadra e Rayo Vallecano në La Liga.

    Skuadra spanjolle i ka uruar mirëseardhjen lojtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale, si edhe në faqen zyrtare të klubit. Sezonin e fundit, Balliu ishte pjesë e UD Almería.

    Tashmë, përveç Keidi Bares, i cili është pjesë e Espanyol, tashmë Shqipëria do të ketë dy futbollistë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollist spanjoll.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Mbyllet këtu aventura europiane e Teutës, durrsakët eliminohen nga “Champions League”

    Ashtu sic pritej, Teuta, kampionia e Shqipërisë, eliminohet nga Champions League. Durrsakët ishin mposhtur 4-0 në “Niko Dovana” nga Sheriff Tiraspol.

    Moldavët fituan edhe ndeshjen e dytë, por kësaj here vetëm 1-0, duke kaluar në turin e dytë eliminator. Ndërsa “Djemtë e Detit” do të vijojnë aventurën në turin e dytë eliminator të Conference League.

    Vendasit realizuan në minutën e 6-të, me anë të Traore, i cili pas harkimit të Thill nga këndi, goditi fluturimthi nga jashtë zonës, ku me një predhë e dërgoi topin.

    Durrsakët do të vazhdojnë aventurën europiane në Ligën e Konferencës dhe shorti për turin e dytë u ka rezervuar një kundërshtar të favorshëm, pikërisht kampionët e Andorrës, Inter Club d’Eskaldes.

    Kjo skuadër u eliminua në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve nga Prishtina dhe Teuta tashmë ka shansin që me dy ndeshjet ndaj andorrianëve të kalojë më tej që të jetë pjesë e turit të tretë të Ligës së Konferencës.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “CONMEBOL” zbulon formacionin më të mirë, mes tyre edhe yjet e Argjentinës dhe Brazilit

    Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, zbuloi këtë të martë formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës, që u zhvillua në Brazil, paralelisht me Kampionatin Europian.

    Argjentina, fituese e këtij turneu, ka katër lojtarë në formacionin tip: portierin Emiliano Martinez, mbrojtësin Cristian Romero, mesfushorin Rodrigo De Paul dhe, pa dyshim, sulmuesin Lionel Messi, i cili përmbushi ëndrrën duke fituar një trofe madhor me përfaqësuesen (i mungon vetëm Kupa e Botës).

    Brazili përfaqësohet nga tre elementë, Marquinhos dhe Neymar të PSG-së dhe Casemiron e Realit). Isla (Kili), Estupinan (Ekuador), Yotun (Peru) dhe Diaz (Kolumbi) plotësojnë 11-shen më të mirë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Mes “yjeve” edhe një shqiptar, UEFA publikon formacionin më të mirë të Europianit

    Pas përfundimit të Euro 2020, UEFA ka publikuar më të mirët e Euro 2020, ose më saktë edhe formacioni top 11, ku është edhe një shqiptar. Lojtari më i mirë u përzgjodh Gigio Donnarumma, tani portieri i PSG dhe jo më i Milanit.

    Cristiano Ronaldo (Portugali) doli golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola, teksa Steven Zuber (Zvicër) dhuroi 4 asiste, si askush tjetër. Portën kundërshtare nuk e goditi askush më shumë se Patrick Schick (Çeki), i cili realizoi 9 goditje në kuadrat.

    Rahem Sterling (Angli) realizoi 20 driblime, ndërsa Marco Verratti (Itali) numëroi 14 pasime kyçe dhe të rëndësishme. 690 pasime për Aymeric Laporte (Spanjë), ndërsa Giovanni Di Lorenzo (Itali) numëron 19 ndërhyrje të sakta.

    Jorginho është italiani tjetër mes më të mirëve. Mesfushori i Chelsea ia doli t’i marrë topit kundërshtarëve në 25 raste. Në fund portierët. Jordan Pickford (Angli) e mbajti në 5 ndeshje portën e paprekur, ndërsa Yann Sommer (Zvicër) kreu 21 pritje vendimtare.

    Me formacionit, nuk mungon një shqiptar. Është Granit Xhaka, një lider i padiskutueshëm për Zvicrën e tij, që me lojën fantastike ndaj Francës eliminoi kampionët e botës. Shqiptari edhe njëherë tjetër la shenjë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP