Category: Sport

  • Anglezët nuk e durojnë dot humbjen në shtëpi, nënshkruajnë peticionin që të riluhet finalja dhe arsyeja është…

    Ashtu si pritej, tifozët anglezë e kanë përjetuar shumë keq humbjen në finalen e Euro 2020 kundër Italisë.

    Disa prej tyre e kanë shfrenuar fantazinë dhe kanë nisur një peticion për rizhvillimin e duelit final.

    Shkaku? Gjithçka lidhet me arbitrin Bjorn Kuipers. Gjyqtari holandez akuzohet për favorizim të skuadrës së Roberto Mancinit sipas anglezëve.

    Girgio Chiellini tërhoqi nga fanella Bakayo Saka në sekondat e fundit të kohës së rregullt, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë. “Saka u keqtrajtuar nga Chiellini, i cili duhej larguar me karton të kuq. Arbitri ishte i njëanshëm dhe favorizoi Italinë“, lexohet në peticionin online të disa tifozëve anglezë, teksa ka nisur puna për mbledhjen e firmave për të përsëritur finalen e Euro 2020.

    Absurditet, nga i cili janë distancuar shumë tifozë të tjerë…

    Për momentin ka disa koleksione firmash, por vetëm njëra afrohet me 1,500 nënshkrime, ndërsa të tjerët kanë numër të vogël.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Formacioni më i mirë i Evropianit sipas UEFA-s dhe lojtarët që spikatën, mes tyre dhe një shqiptar

    Pas përfundimit të Euro 2020, UEFA ka publikuar më të mirët e Euro 2020, ose më saktë edhe formacioni top 11, ku është edhe një shqiptar. Lojtari më i mirë u përzgjodh Gigio Donnarumma, tani portieri i PSG dhe jo më i Milanit.

    Cristiano Ronaldo (Portugali) doli golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola, teksa Steven Zuber (Zvicër) dhuroi 4 asiste, si askush tjetër. Portën kundërshtare nuk e goditi askush më shumë se Patrick Schick (Çeki), i cili realizoi 9 goditje në kuadrat.

    Rahem Sterling (Angli) realizoi 20 driblime, ndërsa Marco Verratti (Itali) numëroi 14 pasime kyçe dhe të rëndësishme. 690 pasime për Aymeric Laporte (Spanjë), ndërsa Giovanni Di Lorenzo (Itali) numëron 19 ndërhyrje të sakta.

    Formacioni

    Jorginho është italiani tjetër mes më të mirëve. Mesfushori i Chelsea ia doli t’i marrë topit kundërshtarëve në 25 raste. Në fund portierët. Jordan Pickford (Angli) e mbajti në 5 ndeshje portën e paprekur, ndërsa Yann Sommer (Zvicër) kreu 21 pritje vendimtare.

    Me formacionit, nuk mungon një shqiptar. Është Granit Xhaka, një lider i padiskutueshëm për Zvicrën e tij, që me lojën fantastike ndaj Francës eliminoi kampionët e botës. Shqiptari edhe njëherë tjetër la shenjë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Fituan respektivisht Kupën e Amerikës dhe Evropianin, Argjentina dhe Italia mund të përballen në një finale ‘titanësh’

    Tashmë që Italia u shpall kampione Europe dhe Argjentina kampione e Amerikës Latine kanë filluar të dalin hipoteza të shumta mbi një përballje të bujshme mes të dyja kombëtareve.

    Gazeta e përditshme argjentinase ‘’Ole’’, ka propozuar një sfidë midis Italisë dhe Argjentinës për trofeun ‘’Superkupa Maradona’’. Kjo ndeshje do të vinte në nder të legjendës argjentinase pas ndarjes nga jeta nëntorin e kaluar.

    Gazeta shkruar se për momentin është vetëm ide, por mund të përfitohet nga marrëdhënia e mirë midis UEFA-s dhe CONMBEOL për të bërë diçka konkrete në këtë rast. E kush nuk do ta dëshironte një ndeshje të tillë plot yje dhe plot rivalitet.

    Problem për momentin është vetëm gjetja e një date, pasi Kupa e Botës është planifikuar për t’u luajtur vitin tjetër dhe ndeshjet eli minato re të kombëtareve janë shumë të ngjeshura.

    Sa i përket stadiumit nuk do të përbënte problem, pasi do të zgjidhej një ndërmjet impiantit ‘’Maradona’’ në Napoli dhe ‘’Maradona’’ në Buenos Aires të Argjentinës. Kjo ide është bërë virale duke u mirëpritur nga të gjithë tifozët e futbollit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E riktheu në Romë pas 53 vitesh, zbulohet shifra marramendëse që përfitoi Italia nga triumfi nga Euro2020

    “Mirënjohje të madhe Roberto Mancinit e lojtarëve tanë që përfaqësuan mjaft mirë Italinë e nderuan sportin,” ka tweet-uar natën vonë Presidenti italian Sergio Matttarella i cili ishte i pranishëm në stadiumin e Wembley-t për të mbështetur kombëtaren italiane të futbollit.

    Një natë magjike për Italinë e një fitore në goditje penalltie që i rikthen titullin pas 53 vitesh e të largëtin vit 1968, kur kombëtarja e drejtuar nga Ferrucio Valcareggi u shpall Kampione e Europës.

    Bonucci-Chellini, çifti juventin i qendërmbrojtësve është konsideruar si muri i pamposhtur europian në fitoren e Italisë në EURO 2020, e portieri i talentuar Donnaruma meritoi plotësisht çmimin si lojtari më i mirë i garës më të rëndësishme futbollistike në Europë.

    Emocione të forta nga veriu në jug të Italisë me sheshe, rrugë e plazhe të shndërruara në stadiume të vogla mega ekranë, për të mbështetur djemtë e Mancinit e më pas festë deri në të gdhirë nën himnin e Mamelit e muzikën më të bukur italiane.

    Por dhe lot, si lotët e Mancinit që pas gabimit në penallit të lojtarit anglez Saka, mbështet kokën në supin e krahut të tij të djathtë Gianluca Vialli e për mbi 30 minuta qëndron i mpirë me lotët e gëzimit.

    “Gjithçka shkoj shumë bukur!”

    Italia skuadra më e paguar në historinë e UEFA

    Titulli Kampion i Europës sjell për Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe një pasuri ekonomike.

    Plot 28,25 milionë euro vlen çmimi i shpalljes kampion nga UEFA e që shkon në arkën e FIGC.

    Ndërsa çdo lojtar i skuadrës së Mancinit është vlerësuar me 250 mijë euro.

    Kombëtarja Italiane e futbollit bëhet skuadra që ka fituar më shumë para në historinë e kampionatit europian të UEFA, me 99.25 milionë euro duke ja kaluar dhe Portugalisë që ka fituar deri më tani 98.2 milionë.

    Pjesëmarrja në Euro UEFA 2020 i ka garantuar Italisë 9.25 milionë euro, fitoret në grup 3 milionë euro, kualifikimi në tetëshe 1.5 milionë, kalimi në çerek finale 2.5 milionë. kalimi në gjysmë finale 4 milionë e si fituese e titullit Kampion i Europës është vlerësuar me 8 milionë euro.

    Marrëveshja mes Federatës Italiane të futbollit e skuadrës së Mancinit ka stabilizuar se në rast fitore lojtarët do të marrin vlerësimin prej 250 mijë euro, në rast se do të arrinin vetëm në gjysmë finale e në vend të dytë do të merrnin 200 mijë euro e në rast se do të kualifikoheshin vetëm në çerek finale lojtarët do të merrnin 80 mijë euro.

    Notat e ndeshjes

    Specialistët italianë të futbollit kanë bërë dhe vlerësimet teknike mbi lojën e të kaltërve në këtë finale Europiane.

    Me notën 10 është vlerësuar trajneri Roberto Mancini si protagonisti absolut i krijimit të një skuadre të re e më zgjedhjet e duhura në momentin e duhur të çdo ndeshjeje.

    Si lojtarët më të mirë ën fushë të vlerësuar me notën 9 janë portieri Donnaruma e qendërmbrojtësi Bonucci, pas tyre me notën 8.5 vjen Chellini e autori i golit të barazimit Chiesa i vlerësuar me notën 8.

    Lojëtarët më të keq në fushë janë kosnideruar Immobile e Barrella të vlerësuar ën notën 5.

    Ndërsa në skaudrën e Anglisë lojëtarët më të mirë në fushë janë vlerësuar portieri Pickford, kapiteni Kane e shënuesi i golit Shaë. Ndërsa lojëtarët me perfomancën më të dobët e të vlerësaur me notën 5 janë Saka, e Mount.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Mediat angleze “vajtojnë” për kombëtaren: Oh jo përsëri! Penallti të mallkuara e zemër thyer (Foto)

    “Euro2020” shihej si turneu u shpresës, më në fund anglezët realisht ëndërruan dhe besuan se ky ishte viti i duhur për të dhënë fund këngës së tyre gjysmë shekullore: “it’s coming home”. E prisnin prej vitesh edhe mediat për të ndryshuar më në fund titujt e të përditshmeve, e bënë diçka të tillë kundër Gjermanisë duke thyer mallkimin, por mendoi Italia për ti dhënë fund çdo skenari që parashikohej me fund të lumtur, kjo thjeshtë ishte drama e radhës, fundi i radhës i hidhur:

    “Të dhëmb, por jemi kaq shumë krenarë për ju”, shkruan “Daily Express” në faqen e parë. “Zemërthyer! Anglia trime humbet me penallti por ata e bënë kombin krenar”, shkruan “Daily Mirror” në faqen e parë. “Oh jo përsëri! Përfundon ëndrra e Anglisë, mallkimi i penalltive godet përsëri, por luanët e Southgate bashkojnë kombin”, shkruan “Daily Mirror” në faqen e parë. Lot për heronjtë, luanët na bënë krenarë”, etj ishin disa nga titujt e të përditshmeve britanike që dukshëm ashtu si edhe tifozët shprehin qartë zhgënjimin e tyre për këtë shans të shpërdoruar për të rikthyer kupën në shtëpi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ndërprerja e ndeshjes për disa çaste, ja momenti kur tifozi hyn në fushën e “Wembly” (Video+Foto)

    Janë publikuar pamjet, kur një tifoz gjysmë i zhveshur u fut në fushë, në stadiumin e Wembly, teksa luhej finalja e madhe e “Euro2020” mes Anglisë dhe Italisë.

    Incidenti u regjistrua në minutën e 88-të, ku tifozi u fut në fushë duke vrapuar, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për pak minuta.

    Gjatë transmetimit të ndeshjes kamerat nuk e kanë fokusuar tifozin që po vraponte në fushë.

    Por tanimë kanë dalë pamjet nga vrapimi i tij në fushën e Wembleyt dhe tifozi në fjalë ka dhuruar spektakël.

    Atë nuk mund ta kapnin punëtorët e sigurimit, ndërsa njëri prej tyre ishte rrëzuar.

    Gjithsesi, rrëzimi i sigurimit solli të qeshura edhe te lojtarët, por edhe te tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=40&v=tJnOCMy_zq0&feature=emb_title

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Hajde luj qyqek”/ Pas fitores së Italisë në ‘Euro2020’, shqiptarët ia marrin valles në vendin fqinj (VIDEO)

    Fitorja e Italisë mbrëmjen e djeshme në kampionatin Europian ‘Euro2020’ ka ngritur në këmbë gjithë fitozët, ku të flaktë kanë qenë edhe shqiptarët.

    Në një video të publikuar në rrjet, duket se shqiptarët kanë dalë nëpër rrugët e Italisë, në Bolzano dhe ia kanë marrë valles shqiptare me këngën ‘Hajde luj qyqek’.

    Fitorja e italisë ‘ndezi’ edhe vendin tonë, pasi pasti festime të shumta në kryeqytet, por jo vetëm.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kampionët mbërrijnë në Itali, rikthejnë trofeun europian në Romë pas 53-vitesh

    Kampionët e Evropës kanë mbërritur në Itali, duke sjellë në Romë pas 53 vitesh trofeun e mbretit të Europës. Fluturimi i ardhur nga Londra zbarkoi në aeroportin Fiumicino disa minuta pas orës 6 të hënën në mëngjes, duke sjellë në Atdhe heronjtë e kombit italian.

    ‘Azzurrët’ mbërritën në Romë pas triumfit të mbrëmshëm në Wembley, në finale kundër Anglisë. Në pritje të ekipit kombëtar, në zonën e mbërritjeve, ishte plot me tifozë që sicc duket e kishin gdhirë këtë natë.

    Kur Mancini dhe Chiellini u shfaqën në majë të shkallëve të avionit në Fiumicino, një zhurmë shpërtheu midis operatorëve që u mblodhën nën aeroplan me duartrokitje dhe brohoritje. Bonucci këndoi “Ne jemi kampionët e Evropës”. Por nuk mungojnë fotot suvenire dhe falënderim për të gjithë Azzurrët, të cilët u shfaqën entuziastë dhe të prekur.

    Për t’i mirëpritur një banderolë e madhe e Aeroportit të Romës me fjalët «Grazie azzurri». Lojtarët dhe stafi u morën nga avioni dhe hipën në autobus, i cili më pas u largua nga aeroporti romak në 6.30 në mëngjes, në drejtim të hotelit.

    Nga një distancë mund të dëgjoje jehonat e borive të qindra tifozëve që ishin në zonën e mbërritjeve. Atëherë të kaltrit arritën në hotel, ku Chiellini, i cili zbriti nga autobusi me një kurorë në kokë dhe tundte kupën, dhe shokët e tij të ekipit ishin një grup i madh i tifozëve.

    Sot ekipi kombëtar pritet në Quirinale në orën 17 të pritet nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, i pranishëm dje në stadiumin London Ëembley për finalen e Kampionatit Evropian, dhe në 18:30 nga Kryeministri Mario Draghi në Palazzo Chigi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • U mposhtën në shtëpinë e tyre, tifozët anglez rråhìn italianët që ishin në Wembley (VIDEO)

    Humbja në finalen e kampionatit europian në favor të Italisë është përjetuar keq nga disa tifozë anglez. Për këtë arsye ata kanë gjetur mënyrën për t’u ‘hakmarrë’, duke bërë gjeste që nuk i shkojnë për shkak një vendi të tillë.

    Disa tifozë anglez janë mbledhur në dalje të një portë të stadiumit Ëembley dhe së bashku rrahin çdo tifoz italian që del prej aty. Edhe forcat e sigurisë e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë në kohë dhe për këtë arsye është tentuar që italianët të rifuten në stadium derisa situata të qetësohet.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Jo vetëm trofeun e madh, ja kush u zgjodh lojtari më i mirë i ‘Euro2020’

    Gianluigi Donnarumma është zgjedhur lojtari më i mirë në Euro 2020.

    Portieri italian kishte paraqitje mbresëlënëse në këtë Kampionat Evropian, duke ndihmuar Italianë që të fitonte trofeun e dytë në histori.

    Donnarumma pati një paraqitje jetike që nga faza e grupeve, deri në finale të Euro 2020.

    Me pritjet e tij vendimtare në finalen e zhvilluar në Wembley Stadium, portieri bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime dhe më pas në ekzekutimin e penalltive.

    Në 11 metrash, Donnarumma priti dy gjuajtje, gjersa Italia fitoi 3-2, duke marrë kështu trofeun e dytë në histori.

    Kujtojmë se Leonardo Bonucci u përzgjedh si lojtari i finales Euro 2020, pas golit të shënuar për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por edhe gjatë lojë kishte ndërhyrje vendimtare.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP