Category: Uncategorized

  • E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

    E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

    Dashi

    Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjëra gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personin që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet me shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti nuk ka për të qenë i keq, megjithatë mirë është të ecni me plane kur të shpenzoni në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

    Demi

    Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

    Binjakët

    Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

    Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

    Luani

    Saturni do e stabilizoje jetën tuaj sot dhe do ndiheni më në formë. Në çdo moment do merrni frymë lirisht. Nëse jeni në një lidhje, përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk do jenë të mjaftueshme për ta mbajtur partnerin pas vetes. Bëni akoma më shumë përpjekje për ta surprizuar atë e për t’ia mbushur zemrën. Për ju beqarët ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv kështu që nuk do ju ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Nëse në punë ju bëhet një propozim për ndryshim pozicioni duhet të mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar sido që të jetë situata mirë është që të shpenzoni me kujdes.

    Virgjëresha

    Mërkuri dhe Urani do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua ndryshojnë tërësisht ditën. Në punë sidomos do keni më shumë fat. Gjithçka do jetë në avantazhin tuaj. Nëse keni një lidhje në mëngjes do e kritikoni partnerin për disa gjëra dhe atij mund t’i mbetet qejfi megjithatë pas mesditës gjërat do rregullohen. Do i kuptoni gabimet dhe do gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët më në fund do keni një takim serioz që do ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do ju bëhen edhe propozime të jashtëzakonshme që nuk duhet t’i humbni. Dite me shumë fat për këtë plan. Paratë nuk do jenë të shumta, por të mjaftueshme.

    Peshorja

    Ambienti do jetë i tillë sot që do ju bëjë mjaft nostalgjikë. Në disa momente mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse jeni në një lidhje gjatë gjithë kohës do ju pushtojë pesimizmi dhe nuk do doni të dilni nga shtëpia apo nga mjedisi ku ndodheni. Dëgjojeni partnerin dhe shoqërojeni atë atje ku do ju ftoje pasi do ndiheni më mirë. Ju beqarët do keni ide të gabuara për disa persona dhe do hidhni hapa të gabuara. Në punë nuk do mund t’iu realizohen të gjitha planet dhe ky do jetë si një dështim për ju. Sektorin e financave do e keni më tepër kujdes dhe do dini ta mbani situatën të stabilizuar.

    Akrepi

    Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.

    Shigjetari

    Sot do kaloni një ditë tejet intensive dhe përgjithësisht pozitive, por nuk do mungojnë as momentet stresuese. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës në çift pasi po e latë pas dorë për jetën profesionale keni për t’u penduar rëndë. Nëse jeni vetëm do keni më shumë mundës për të realizuar takime nëse i dëgjoni miqtë dhe pranoni të dilni me personat që do ju njohin ata. Në punë do keni diskutime serioze me shefat dhe për ju do fillojë një etapë shumë më e begatë. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni sepse po e lëshuar dorën do ju fillojnë problemet.

    Bricjapi

    Hëna do jetë në kundërshti me Plutonin gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që tensioni të mbizotërojë sidomos në rrethin shoqëror dhe atë sentimental. Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita më e favorshme për të dalë në një darkë e për të folur seriozisht. Duhet patjetër të sqaroni problemet serioze që keni pasur së fundmi. Duke i shtyrë edhe ë tepër situata do ndërlikohet. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe të paarsyeshëm prandaj mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse në punë punoni me përkushtim dhe largpamës çdo gjë do ju shkojë më së miri. Financat nuk do jenë shumë keq.

    Ujori

    Urani do jetë planeti që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës sot dhe do ju sjellë gjallëri pafund. Do jenë të pakta momentet kur do ndiheni nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do mund të qëndroni në një vend, por gjatë gjithë kohës do doni të bëni ndryshime dhe gjëra të reja. Partneri do ju bëjë të njihni një tjetër lloj pasioni që do e adhuroni pafund. Nëse jeni ende beqarët ka mundësi të keni dashuri platonike pa konkretizuar asgjë. Në punë nuk do ju mungojnë për asnjë çast energjitë dhe do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur sa më lart. Me shpenzimet do jeni shumë ë të matur dhe do dini t’i hidhni hapat me maturi.

    Peshqit

    Planetë do ndikojnë pozitivisht tek jeta juaj sot dhe do ju bëjë t’i mendoni mirë fjalët para se t’i thoni. Ju të dashuruarit mund të jeni pak nervozë orët e para, por me kalimin e kohës gjendja do përmirësohet. Do e merrni gjithçka me optimizëm dhe do keni një pasdite të animuar. Ju beqarët duhet të dilni, të shkoni në vente të ndryshme dhe duhet të mos mbylleni në shtëpi. Vetëm duke vepruar kështu do mund të takoni persona interesantë. Në punë, strategjitë që do ndiqni dhe hapat që do hidhni do nxisin admirimin e të tjerëve. Edhe rivalët më të fortë do bëjnë një hap prapa. As buxheti nuk do jetë i keq sepse do dini t’i menaxhoni gjithë kohës të ardhurat tuaja.

  • “Punonjëse s**si??”, Elton Ilirjani TR*NDIT me historine, zbulon pse dështoi Parashqevia në SHBA

    “Punonjëse s**si??”, Elton Ilirjani TR*NDIT me historine, zbulon pse dështoi Parashqevia në SHBA

    Elton Ilirjani ishte i ftuar këtë të mërkurë në studion e emisionit “Opinion” ku foli në lidhje me historinë e Parashqevi Simakut. Ikona e muzikës shqiptare shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ëndërr të madhe për Hollivudin, por atje dështoi. Ilirjani tregon arsyen pse.

    “Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Hollivud, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood”,- tha ai.

    Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

    “Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

    Por jo të gjitha gjërat që Ilirjani di për Simakun thuhen.

    “Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, u shpreh ai.

  • Djalë azgan/ Ky është 25 vjeçari që u gjet i vd*kur brenda makinës sot(FOTO)

    Djalë azgan/ Ky është 25 vjeçari që u gjet i vd*kur brenda makinës sot(FOTO)

    25-vjeçari në foto është Romario Brunga, i cili është gjetur i pajetë brenda një makine pasditen e sotme në Lezhë.

    Raportohet se ai është qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihet nëse është vetëvrasje apo vrasje.

    Ngjarja ka ndodhur në Balldre, në rrugën e vjetër.

    Sipas raportimeve nga vendngjarja, makina nuk ka dëmtime nga jashtë.

    Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

  • V*rgjëria/ Sh*kon mjeku i njohur: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me mamanë, më tha

    V*rgjëria/ Sh*kon mjeku i njohur: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me mamanë, më tha

    Ende mbetet një tabu pë familjen shqi.ptare. Virgjëria nuk ekzi.
    ston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë, Kolegji Mbretëror i Obs.tet.ërve dhe Gjinek.ologeve (RCOG), i cili përf.aqësohet nga mj.ekë ob.stetër dhe gjinekologë britanike, ka publikuar një ap.
    el në British Medical Journal për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgj.ërisë, vizitat inv.az.ive dhe joshk.encore, që synojnë verifikimin e himenit.

    Anestezisti i njohur, Skerdi Faria. Ky i fundit tha se nuk është i çu.ditur nga ky studim.

    “Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore.

    Janë ment.alitete të vjetra që kanë rez.istuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ash.tuquaj.turit q.e.pje, më tepër nga ana hum.anitare për vaj.zat që vijnë të dë.shpë.ruara, dy raste. Më ka ardhur një va.j.zë me m.a.manë se kishte në plan për tu martuar. Nga zonat ru.rale”, tha Faria.

    Ai shtoi se kanë hequr dorë nga kjo proc.edurë, nga fakti se “një marr.ëdh.ënie sek suale për herë të parë nuk jep gjithmonë gjakderdhje”.

    Skerdi u shpreh se dy va.jz.ave që kanë shkuar te klinika e tij për t’u qe.pu.r, ua kanë shpj.eguar se nuk ekziston virgjëria, por ment.aliteti është më i fortë. Shqipëria Live

    “Ja kemi shpjeg.uar por nuk mund të dalim më të fo.r.të se ment.ali.teti dhe shoqëria. Janë formuar për vite dhe shekuj me këtë mit dhe është e vë.sht.irë që të ndr.ys.hojë mendim”, tha anest.ez.isti.

  • IKËN DIELLI? Sinoptikania jep lajmin që të gjithë e prisnim

    IKËN DIELLI? Sinoptikania jep lajmin që të gjithë e prisnim

    Sipas sinoptikanes Tanja Porja, kushtet e motit pritet të permiresohen edhe sot l, pra ditën e dielë.

    Temperaturat e mesdites kulmojne deri ne 15 grade celcius ndersa temperaturat e mengjesit pritet te normalizohen.

    Per me teper ndiqni videon me poshte

  • Studenti ishte jetim/ Dalin detaje DRITHERUESE, për të riun që u gjet i pajetë në konviktin e shkollës private në Gjirokastër

    Studenti ishte jetim/ Dalin detaje DRITHERUESE, për të riun që u gjet i pajetë në konviktin e shkollës private në Gjirokastër

    Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një i ri u gjet pa shenja jete në ambientet e konviktit të një shkolle private.

    Blutë njoftojnë se i riu u gjet në ambientet e tualeteve të konviktit, ndërsa sa i përket shkaqeve të ndarjes nga jeta, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit.

    Vijon ende puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    21-vjeçari i identifikuar si Simon Sholla, me origjinë nga Myzeqeja, ishte jetim dhe studionte në Fakultetin e Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës. I riu ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash, Durrës, ndërsa sipas raportimve të policisë, Simon Sholla vuante nga depresioni.

    Ai kishte ardhur në Gjirokstër për një vizitë në vendin ku kishte kryer studimet e shkollës së mesme dhe për të takuar shokët e tij.

    Në reagimin e Policisë së Gjirokastrës thuhet se Simon Sholla është gjendur i pajetë në ambientet e tualetit të konviktit në lagjen “11 Janari”. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari konsumonte për shkak të depresionit.

    Njoftimi:

    Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

  • E hëna me ulje temperaturash, nga e marta vjen lajmi i shumëpritur

    E hëna me ulje temperaturash, nga e marta vjen lajmi i shumëpritur

    Kjo javë në territorin shqiptar do të nisë me temperatura shumë të ulëta.

    Meterologu i MeteoAlb, Hakil Osmani thotë se nga e marta e në vijim, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

    “Kjo javë në territorin shqiptar do të sjellë temperatura shumë të ulëta, që në orët e para të mëngjesit. Deri ditën e mërkurë, vendi ynë, në verilindje do të regjistrojë temperaturat deri në -10 gradë celcius.

    Gjatë mesditës, ditën e sotme do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 8 gradë celcuis, por duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, do të kemi rritje graduale. Deri ditën e enjte, maksimumet në rang territori, do të regjistrohen në 10 gradë celcius në ultësirën perëndimore. Përsa i përket pjesës së dytë të javës, do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit.

    Përsa i përket kushteve atmosferike, ditën e sotme, të paktën deri në orët e pasdites, mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. Nga dita e martë e në vijim, do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike. Dita e enjte dhe e premte do të ketë mot të qëndrueshëm për të gjithë territorin shqiptar”, theksoi ai./abcnews.al

  • Kjo gjë ska ndodhur kurrë! Meteorologia Porja zbulon surprizat e motit për fundjavën

    Kjo gjë ska ndodhur kurrë! Meteorologia Porja zbulon surprizat e motit për fundjavën

    Edhe pse jemi zyrtarisht në muajin nëntor, vendi ynë vijon të mbizotërohet nga një moti i ngrohtë dhe temperatura të larta. Meteorologia Lajda Porja thotë se kjo e premte do karakterizohet nga mot i kthjellët me temperatura maksimale, të cilët do arrijnë në 26 gradë Celsius.

    “Dita e sotme do jetë me intervale të gjatë kthjellimesh pothuajse përgjatë gjithë ditës, sidomos në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat malore gjatë pasdites, por nuk priten reshje në territor. Temperaturat maksimale për sot arrijnë në 26 gradë Celsius.”, tha meteorologia.

    Po ashtu fundjava do karakterizohet me mot të ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet në 27 Gradë.

    “E shtuna dhe e diela do të jenë me mot të qëndrueshëm, por megjithatë, shtohen vranësirat në pjesën më të madhe të territorit. Vlera termike mbeten minimalet 6 gradë dhe maksimalet në 27 gradë, edhe pse zyrtarisht jemi në nëntor, sërish temperaturat janë 3-4 gradë më të larta se vlerat klimatike.”, theksoi ajo.

  • Temperatura të larta dhe erë e fortë në bregdet, surprizat e motit për sot

    Temperatura të larta dhe erë e fortë në bregdet, surprizat e motit për sot

    Këtë të hënë, vendi ynë pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

    Megjithatë, nuk parashikohet të ketë reshje shiu.

    Sipas IGJEUM, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të arrijnë:

    në bregdet: 21 / 32 °C

    në vendet e ulëta: 20 / 35 °C

    në vendet malore: 17 / 30 °C.

  • Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, ja epiqendra

    Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, ja epiqendra

    Një tërmet prej katër gradësh në shkallën Rihter goditi Rumaninë këtë të mërkurë në rajonin e Vrançës, njoftoi Instituti Kombëtar Rumun i Kërkimit dhe Zhvillimit për Fizikën e Tokës (INCDFP).

    Një tërmet me intensitet mesatar ka ndodhur në orën 11:53, 64 kilometra në lindje të Brasovit me epiqendër në një thellësi prej 110 kilometrash.

    Sipas mediave vendase, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima të mundshme nga tërmeti.