Category: Uncategorized

  • Aksident i rëndë në Londër, humbin jetë tre persona

    Aksident i rëndë në Londër, humbin jetë tre persona

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Londrën Veriore, në parkun Staples Corner ku si pasojë kan humbur jetën tre të rinj dhe një ka mbetur i plagosur.

    Në makinë ndodheshin pesë pasagjerë dhe dy janë në spital. Policia u lajmërua në orën 23:26 për një incident në trafikun rrugor.

    Tre viktimat ishin rreth të 20-ave.

    Dy persona të tjerë janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

  • Tragjedi në Durrës! U dëmtua gjatë punës në fabrikën e tullave, ndërron jetë 40-vjeçari

    Tragjedi në Durrës! U dëmtua gjatë punës në fabrikën e tullave, ndërron jetë 40-vjeçari

    Një 40-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që pësoi teksa punonte në një fabrikë tullash në Maminas.

    Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:40.

    Për rrjedhojë nën hetim është vënë një 59-vjeçar, përgjegjës i turnit. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    “Specialistë për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 59 vjeç, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në një fabrikë tullash, në Maminas, pasi më datë 11.04.2024, rreth orës 23:40, gjatë punës në këtë fabrikë është dëmtuar shtetasi S. B., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.- njofton policia.

  • Prekëse! As pamundësia fizike nuk e ndalon të falë namazin e Fitër Bajramit, besimtari kryen ritin në karrocën me rrota

    Mijëra besimtarë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” këtë të mërkurë, pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Gra, burra, fëmijë dhe të moshuar ishin të pranishëm në ritin islam, pas 30 ditëve agjërim.

    Presidenti Begaj uron Fitër Bajramin nga Elbasani: Me lutjet e pranuara, besimtarët do të jenë qytetarë më të denjë për shoqërinë
    Mes mijëra qytetarësh, ishte edhe një besimtar në karrocë me rrota, të cilin pamundësia fizike nuk e pengoi të kryente ritin e shenjtë të faljes.

    Kujtojmë se kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën.

    Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.

    Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

  • Djalë i vetëm! U vra me thikë, 18-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit

    Djalë i vetëm! U vra me thikë, 18-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit

    Në shtëpinë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, ka pllakosur zia.

    Ai humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë.

    18-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër.

    Aurelio Dervishi, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

    Ndërkohë, miq e familjarë të tij janë mbledhur në banesë.

  • Aksident i rëndë në Durrës/ Makina me shpejtësi të lartë përplaset me karburantin, 3 persona në gjendje kritike

    Aksident i rëndë në Durrës/ Makina me shpejtësi të lartë përplaset me karburantin, 3 persona në gjendje kritike

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

    Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant. Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

    Një prej personave është akoma në automjet. Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.

    Njoftimi i policisë:

    Durrës/Informacion paraprak

    Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

    Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Efektivët mësyjnë në qelinë e shqiptarit me rrezikshmëri të lartë ne burgu “Koridhalos”, ja çfarë i gjeti policia

    Efektivët mësyjnë në qelinë e shqiptarit me rrezikshmëri të lartë ne burgu “Koridhalos”, ja çfarë i gjeti policia

    Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e një qeni nuhatës kanë mësyrë në qelitë e burgut “Koridhalos” duke kontrolluar 45 qeli.

    Në shumë prej qelive të kontrolluara mësohet se ndodhen edhe shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

    Nga kontrollet janë zbuluar 24 celularë, 1 router wireless, 1 smart watch, 1 peshore elektronike, 30 karta SIM, karikuesa dhe kufje, 10.75 gram marijuanë, 0.08 gram heroinë dhe 1 thikë.

    Një nga qelitë e kontrolluara, është ajo e shqiptarit të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, Sandër Pemaj 45 vjeç. Në qelinë e tij u gjet routeri wireless që dyshohet se e përdorte për komunikime me jashtë. Pemaj ndodhet i burgosur për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet në vitin 2020.

    Ai ka precedentë për përplasje me armë me policinë greke në vitin 2010, ku mbetën të plagosur dy policë greke dhe u vra gabimisht nga te shtënat e policisë shqiptari Nikolla Todi, ndërsa në 2014 u arrestua si pjesë e një grupi shpërndarje kokaine në Athinë. Pemaj konsiderohet lidhje e grupit “Lions” në Athinë që si qendër kanë clubin e njohur “BellaVita”. Ky grup dyshohet për krime të rënda në Greqi.

  • I mori jetën për motive xhelozie, publikohet FOTO-ja e çiftit shqiptar, flasin fqinjët

    Ngjarja ku shqiptari i morit jetën gruas së tij në një periferi të Athinës ka tronditur opinionin publik.

    Fqinjët e familjes shqiptare kanë folur për mediat greke duke deklaruar se çifti shqiptar kishte konflikte dhe zënka gjatë gjithë kohës.

    ‘Ata kanë jetuar pikërisht këtu në këtë apartamentin për të paktën dy vjet. Mosha e tyre është 35 deri në 40 vjeç. Ata ishin një çift që shpesh ziheshin, asgjë e papritur nuk ndodhi.

    Më 11 korrik, kisha paraqitur një ankesë në polici sepse ata u përleshën atë ditë dhe u dëgjuan në gjithe ndërtesën. Policia erdhi atë ditë dhe nuk mendoj se trokiti në derën e tyre, ata nuk bënë asgjë. Ne nuk i dinim as emrat e tyre. E vetmja herë që ata na trokitën në derë ishte gjatë periudhës së karantinës, kur djali i tyre kishte nevojë për kodin e internetit për shkak të teleworking sepse ata e kishin prerë’, është shprehur një fqinj i tyre.

    Ndërsa një tjetër tha se shqiptari, që i mori jetën gruas kishte hapur një ‘Fast Food’ në lagje.

    ‘Ne kemi bërë disa porosi atje dhe nuk kemi pasur kontakt tjetër, përveç në ashensor, ‘mirëmëngjes dhe mirëmbrëma’ tha ai.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ky është njëri ndër plazhet më të bukura në Evropë

    Plazhi Haukland në veri të Norvegjisë është klasifikuar si një nga plazhet më të bukur në Evropë. Pamja që ofron ngjason me peizazhin e një kartoline dhe disa e krahasojnë me Karaibet.

    Mirëpo, në krahasim me plazhet e Karaibeve, Haukland është shumë më i ftohtë. Temperatura e ujit nuk është kurrë më shumë se 10 gradë Celsius, pasi është 300 kilometra në veri të Arktikut.

    Vizitorët thonë se plazhi është më i këndshëm se shumë prej plazheve në jug të Evropës.

    “Plazhi këtu është edhe më i këndshëm se ai që sheh në jug të Evropës, është edhe më i bardhë se sa mund të gjesh diku tjetër”, u shpreh një vizitor.

    Plazhi Haukland është i njohur në rrjetet sociale, dhe në guidat e udhëtimit është shënuar si një nga më të bukurit në Evropë.

    Në atë vend unik dhe shumë të largët, të njohur vetëm nga vendasit, njerëzit shpesh përdorin mjete lundruese por edhe zhyten në ujërat e ftohta. Vitin e kaluar këtë plazh e vizituan 300,000 turistë, 50 përqind më shumë se në pesë vjet

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ishte nisur nga Tirana. Foto: Kjo është 19 vjeçarja që humbi kontrollin e Benzit dhe ndërroi jetë

    Vajza që shihni në foto është 19 vjeçarja Xhesika Mjekra, e cila humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik që ndodhi në Bypass-in e Fierit.

    E reja nga Tirana, ishte nisur për ne jug të vendit kur mjet të cilin ajo drejtonte, një Mercedes Benz, doli nga rruga. Për pasojë ajo mori plagë të shumta në trup, e po ashtu dhe pasagjeri që ishte me të. Xhesika u nis me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

    Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur edhe pasagjeri 21 vjeçar Sabri Xherimeja. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Fierit dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Pritet që dëshmia e tij të zbardhë rrethanat e plota të aksidentit.

    PËRDITËSIM: Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19 vjeçarja Xhesika Mjekra, me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit Sabri Xherimeja, 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Fier/ Informacion paraprak

    Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

    Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

    Pamje nga vendngjarja

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Qeveria me plan të ri menaxhimi në vjeshtë për situatën e COVID, Rakacolli jep informacionin e rëndësishëm

    Autoritetet shëndetësore po përgatisin planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Kështu bëri të ditur kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli.

    Rakacolli tha se po përfundojnë strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje me survejancën dhe më pas organizimin e sistemit shëndetësor për përballimin e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin së shpejti.

    ‘Vjeshta është sfidë sivjet, sërish do të shikojmë sesa influencon virusi, pasi akoma nuk dihet qartë se sa zgjat imunizimi qoftë ai natyral qoftë nga vaksina. Do të shikohet sa zgjat imunizimi, nëse do mund të dalin variante të tjera. Do jetë edhe ngritja e infeksioneve të tjera.

    Vjeshtën e kaluar mbizotëroi infeksioni i COVID nuk patëm raste gripi. Si të thuash ky virus i mbyti viruset e tjerë. Por në këtë vjeshtë mund të kemi sërish gjallërim të këtyre infeksioneve dhe jemi duke punuar edhe për të bërë një fushatë vaksinimi për gripin dhe kemi porositur edhe vaksina për gripin në mënyrë qe të përballemi me një skenar jo të këndshëm. Jemi duke përfunduar strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje edhe me survejancën dhe me organizimin e sistemit shëndetësor, për përballjen e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin dhe do ta lançojmë së shpejti.’- tha Rakacolli.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP