DHIMBJE E MADHE! Vd*s nëna dhe vajza e saj 2 vjeçare, nuk i mbijetuan pl*gëve të marra

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët e marra.

Këtë e ka bërë të ditur policia kriminale e Bavarisë. Sulmi u krye nga një shtetas afgan 24-vjeçar, i cili futi një makinë në një grup njerëzish në periferi të një demonstrate të sindikatave të Partisë së Gjelbër. Sipas autoriteteve gjermane, ishte një akt terrorist me origjinë islamike.

Të enjten në mëngjes, gjatë një demonstrate nga sindikata Verdi, azilkërkuesi 24-vjeçar Farhad Noori kaloi me shpejtësi një automjet policie në Seidlstrasse me Mini-n e tij dhe u përplas me turmën, duke goditur 39 persona. Vogëlushja dhe nëna e saj kanë qenë ata që kanë pësuar lëndime më të rënda.