“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates SH*KON me deklaratën

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe ndryshimi i madh mund të ndodhë në më pak se 10 vjet.

Gjatë një interviste me Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, Gates theksoi se teknologjia AI do të mundësojë realizimin e detyrave që kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore, duke bërë të panevojshme ekspertizën e njerëzve në fusha të tilla si mjekësia dhe arsimi.

Ai shtoi se këshillat mjekësore dhe mësimi i shkëlqyer do të bëhen falas në dekadën e ardhshme.