E reja shqiptare gjendet e VD*KUR pranë një mbikalimi/ Bashkëshorti ngre alarmin: Ishte e lidhur në një pemë! Ja çfarë dyshon policia

Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë mbrëmjen e së hënës, më 28 prill.

Mediat italiane raportojnë se trupi i saj u gjet pranë mbikalimit të një ure, në rrugën që lidh Larinon me Biferninën.

Alarmi u dha nga bashkëshorti i saj, një burrë 51-vjeçar që jetonte në fshat, i cili i tha policisë se kishte dalë ta kërkonte, nga frika se ajo mund të kryente një akt ekstrem.

Burri tha se e gjeti të lidhur në një pemë me litar, pa jetë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e saj.

Prokuroria Publike e Larinos ka hapur një dosje me dyshimin e nxitjes për vetëvrasje, një akt i nevojshëm për të mbledhur të gjithë elementët e dobishëm për të kuptuar rrethanat e tragjedisë.

Një autopsi është urdhëruar dhe do të zhvillohet më 2 maj. Lajmi u konfirmua nga Karabinierët dhe kryeprokurorja Elvira Antonelli, e cila shtoi: “Po zhvillohen hetime për këtë episod”. Për momentin nuk ka persona nën hetim, por e gjithë ngjarja po hetohet.