Gjashtë persona humbën jetën pasi një varkë turistike u mbyt në një lumë në jug të Kilit. Aksidenti ndodhi të dielën në afërsi të qytetit Osorno, rreth 5 kilometra përpara se anija të arrinte në destinacionin e saj, portin e Bahia Mansa.
Një zëdhënës i marinës kiliane tha se gjashtë persona ishin gjetur të vdekur dhe fati i një personi në bordin e anijes turistike nuk dihet ende.
“Duhet të ishin 21 persona në varkë, jo 34”, tha prokurorja Maria Angelica de Miguel për televizionin Chilevisión, duke theksuar se shumë prej tyre nuk kishin jelek shpëtimi. Kapiteni u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Se mantiene amplio despliegue por operativo de búsqueda en las áreas de Tril Tril y Bahía Mansa, San Juan de la Costa, provincia de Osorno
Esto, tras accidente marítimo de la lancha de turismo “Río Cholguaco”#ArmadaPorChile pic.twitter.com/stZk1ZQwHH
— Armada de Chile (@Armada_Chile) January 27, 2025