Diskutimi mes tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan nis me tone të larta, por kuptojmë se bëhet fjalë për një shtëpi të shitur në Lushnje, paratë e së cilës janë përdorur për të blerë dy apartamente në Tiranë. Në këtë shumë janë shtuar edhe kontributet e Eltonit i cili jeton prej vitit 1996 në Itali dhe ka ndihmuar financiarisht familjen.
Në njërin apartament jetojnë prindërit e Eltonit, kurse në tjetrin ky i fundit nuk hyn dot. Djali akuzon nënën se ka favorizuar djalin e madh. Ajo i përgjigjet se konfliktin duhet ta zgjidhë me vëllanë, por dy djemtë s’flasin prej 8 vitesh. Eltoni tregon se e ka ndihmuar me gjithçka vëllanë, duke lënë mënjanë edhe veten. Ai do të dijë se çfarë ka ndodhur me paratë e tij.
Elton: Vajza dhe djali çfarë kontributi kanë dhënë? Ai djali yt i preferuar, ai karafili yt, ajo pika jote e doëbët? Ma thuaj mua! Ma thuaj ttani!
Satbere: I besova djalit…
Elton: Çfarë i besove? Për çfarë?
Satbere: Gjithmonë e kemi ndihmuar se s’i ecte puna dhe çfarë të bënim…
Eni Çobani: S’i ecte puna, si s’i ecte puna tani, më vjen keq?
Elton: S’i ecte puna se ka qenë dembel dhe ti i shkoje nga mbrapa, ndihmoje vëllain. Z. Ardit më thuaj nëse ke dëgjuar ndonjëherë që vëllai t’i bëjë gjithë fejesë me paratë e mia, i kam bërë gjithë adetet…
Satbere: Gjeje me vëllanë…
Elton: I kam bërë dasmë me lekët e mia, i kam mbuluar të gjitha shpenzimet me lekët e mia. Atij djalit të kësaj të preferuar i kam blerë edhe makinë, le t’i mohojë po të dojë! S’kishte punë, ishte i papunë dhe kërkonte punë, le ta mohojë po të dojë!
Eni Çobani: Po martesën tënde kush e bëri? Martessën tënde, kur u martove, kush e bëri?
Elton: Kam vetëm këtë unazë që i kam bërë nuses dhuratë para 8 vjetëve. Ku ka vajtur djersa ime?
Satbere: Çfarë të bëj unë? Unë kam shtëpinë time! Unë do të rri në shtëpinë time me burrin! Ti gjeje me vëllanë