I FUNDIT! Rama jep LAJMIN E BUKUR: Brenda pak ditësh..

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj.

Në këtë samit, do të mblidhen udhëheqësit e 700 milionëve të Europës, përfshirë liderë nga shtetet që janë jashtë Bashkimit Evropian.

“Në 16 maj do të presim samitin e komunitetit politik europian ku do të kemi në Tiranë udhëheqësit e 700 milionëve të Europës përtej BE-së. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është e thjeshtë se është një vend që të gjithë e shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime dhe mua më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishme se krenaria është motivimi dhe frymëzimi për të vazhduar më tutje”, thotë Rama.

Rama shprehu krenarinë që liderët e Evropës do të mblidhen në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë dhe kontinentin.

“Me 16 maj do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara”, shkruan Rama.