Momentet e tërmetit të fuqishëm në Stamboll, spikerja TM*RROHET nga lëkundjet

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka tronditur Stambollin në orën 12.49 të së mërkurës.

Prezantuesja e CNN TURK Meltem Bozbeyoğlu është kapur drejtpërdrejt në studio në momentin e tërmetit dhe siç duket nga pamjet e ka përjetuar shumë keq.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët e zonave afër epiqendrës të cilët kanë dalë menjëherë nga banesat dhe janë këshilluar që të mos hyjnë brenda për rreth 3 orë.

Nga informacione e deritanishme nuk raportohet për dëme të konsiderueshme apo fatalitete në jetë njerëzish.