Mediat në Kosovë kanë publikuar momentin kur bashkëshorti i 42-vjeçares që u vra nga pronari i furrës së bukës sot në Vushtrri të Kosovës, njoftohet me lajmin e trishtë për vdekjen e të shoqes.
Siç raportojnë mediat e Kosovës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 42 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë do të dërgohen dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa orë pasi autoritetet kanë bërë të ditur se të dielën në Vushtrri është vrarë një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij
I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar