Headlines

Tr*gjedi në Itali/ Dje festoi ditëlindjen, VD*S 22-vjeçari shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur në Friuli të Italisë, atje ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në fabrikë.

Viktimë mbeti Daniel Tafa. I riu punonte me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë. I ndjeri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Një prej kolegëve të tij tregoi për median vendase.

“Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”

Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës.

Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor.

Pak ditë më parë një tjetër shqiptar, po në moshë të re, ndërroi jetë gjatë punës në një fermë. 31-vjeçari i quajtur Gentjan po ngiste një traktor kur për arsye të paqarta mjeti ra në një kanal dhe u përmbys, duke zënë përfund të riun.