TR*NDITESE! 40 vjecari vlonjat shuan epshet me një të m*tur, nuk ndalet, e nxit atë dhe shoqet që të marrin “mall”`

Ngjarje e rëndë në Vlorë – 40-vjeçari abuzon seksualisht me të mitur, procedohen dhe 2 të tjerë për nxitje të përdorimit të drogës

Policia e Vlorës ka bërë të ditur ndalimin e një 40-vjeçari dhe procedimin penal të dy shtetasve të tjerë, për një ngjarje të rëndë që përfshin abuzim seksual dhe nxitje në përdorim lëndësh narkotike ndaj të miturave.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është ndaluar shtetasi R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili më datë 22 mars 2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare. Gjithashtu, ndaj tij rëndon edhe akuza për “Nxitje për përdorimin e drogës”.

Hetimet kanë zbuluar se R. R. ka vepruar në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç, për të cilin është nisur procedim penal për të njëjtën vepër penale, pasi dyshohet se kanë nxitur jo vetëm vajzën 15-vjeçare, por edhe dy shoqet e saj të moshës 15 dhe 16 vjeç, që të përdorin lëndë narkotike.

Veprimet procedurale janë zhvilluar në prani të prindërve të vajzave të mitura, psikologes së DVP Vlorë si dhe mbrojtësve ligjorë, siç parashikohet për raste të ndjeshme që përfshijnë të mitur.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka marrë në dorë materialet për hetime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti shqetësues. /noa.al