Dy persona kanë humbur jetën dhe një i mitur është plagosur në një incident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë të Shkupit. I mituri i plagosur është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.
Nga MPB kanë konfirmuar se rasti është raportuar në orën 09:00 dhe se viktimat janë shtetasit me inicialet R.C dhe M.N, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë në vend. Si autor i mundshëm tregohet shtetasi me inicialet M.N.
“Sot (24.03.2025) rreth orës 09.00 në RSSH Shkup është raportuar se në fshatin Volkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri në të cilën janë lënduar disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. Nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen e tij. I lënduar ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Si autor i mundshëm i ngjarjes po identifikohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, theksoi MPB./INA