TR*NDITET VENDI! Vr*tet 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të komunës së Vushtrrisë në Kosovë mbrëmjen e kësaj të diele (23 mars).

Një 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth orës 20:35.
Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka deklaruar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës

Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të autorit të dyshuar. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes