Vr*sja e Ilarias nga ish i dashuri , DËSHMIA e tij SH*KON gjykatën: Erdhi të më sillte rrobat, por kur u futem ne krevat..

Ish i dashuri filipinez, Mark Samson, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me masakrën e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, të cilën e vrau me thikë dhe më pas e mbylli në valixhe dhe e hodhi në greminë.

Sipas mediave italiane, mësohet se Samson ka shprehur për vrasjen që e ka kryer i vetëm dhe se nuk e ka paramenduar më parë si akt.

Gjithashtu, në fjalën e tij prej 5 orësh të dhënë përpara Gjykatës, 23-vjeçari ka shpjeguar se e reja shqiptare kishte shkuar në shtëpinë e tij për kthyerjen e disa rrobave, ndërsa ajo kishte qëndruar deri vonë dhe më pas kishte vendosur të flinte aty për të shmangur transportin publik.

“Unë i bëra të gjitha vetë”, është shprehur vrasësi, ndërsa i pyetur nëse prindërit e tij ishjin në dijeni për këtë ngjarje tronditëse, filipinezi ka preferuar të mos përgjigjej dhe më pas ka theksuar trupin e pajetë të Ilarias e ka ngarkuar në makinë të mbyllur në një valixhe, duke e braktisur në një vend të pyllëzuar.

“Ilarian e vrava në mëngjesin e 26 marsit”, ku 23-vjeçari po ashtu ka pohuar gjithashtu se e kishte pastruar vetë vendin e sulmit në banesën e tij.

Dy të rinjtë ishin në një lidhje prej 1 viti teksa ishin njohur në periudhën kur të dy punonin me kohë të pjeshme në McDonald’s përballë Piazza del Popolo. Së fundmi marrëdhënia e tyre kishte kaluar një krizë, ndërsa natën e krimit, 23-vjeçari ka gjetur disa mesazhe në telefonin e Ilarias me një tjetër djalë që ajo e kishte njohur në Tinder.

Pas këtij momenti, mendohet që Marc Samson të ketë marrë një thikë nga kuzhina e tij dhe të ketë goditur më pas Ilaria Sulën.

Ajo çka është tepër e dyshimtë është prania e prindërve të Marc Samson në banesë në momentin që ka ndodhur krimi. Policia italiane tashmë ka nisur një hetim kundrejt tyre për të zbardhur rolin e qartë të prindërve të autorit në këtë ngjarje. Gjithashtu në banesën e tyre janë gjetur disa njolla gjaku, të cilat dyshohet se i përkasin viktimës, Ilaria Sula.

Pasi Marc Samson e ka goditur disa herë më thikë ish të dashurën e tij, ai e ka futur atë në një valixhe dhe më pas e ka futur në makinë për ta hedhur në një greminë.

23-vjeçari me origjinë filipinase ka udhëtuar përreth 50 kilometra larg banesës së tij drejt periferisë në Poli, ndërsa valixhen me trupin e viktimës e ka hedhur në humnerë.

Vrasësi ka mbajtur për disa ditë telefonin e 22-vjeçares shqiptare ku ka postuar në rrjete sociale si i ka kthyer përgjigje familjarëve të saj dhe shoqërisë, për të fshehur krimin e ndodhur.

Sipas dëshmisë së tij të dhënë përpara autoriteteve, Marc Samson ka deklaruar se telefonin e Ilarias e ka hedhur në një pusetë në Romë, ndërsa armën e krimit në një kazan mbeturinash në lagjen Montesacro.

Sipas mediave të huaja, mësohet se për këtë rast janë marrë nën hetim edhe prindërit e vrasësit Mark Antony Samson, pasi dyshohet se ishin prezentë në momentin e vrasjes, teksa e ka mbajtur trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë.

Hetuesit po punojnë për të konstatuar ndonjë përfshirje të mundshme në fshehjen e trupit të vajzës nga babai dhe nëna e 23-vjeçarit, të cilët janë marrë në pyetje ditën e djeshme në komisariat.