YLL E BUKUR! Ndahet nga jeta në lule të rinisë aktorja e njohur (Foto)

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e kinematografisë së fundmi kur u mësua se aktorja amerikane Michelle Trachtenberg ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare.

E njohur për rolet e saj në serialet “Gossip Girl” dhe “Buffy – Im Bann der Dämonen”, mediat e huaja raportojnë se ajo u gjet e pajetë të mërkurën në një apartament në Neë York.

Sipas raportimeve, aktorja u gjet fillimisht pa ndjenja në apartamentin e saj në Midtown West.

Shkaku i vdekjes deri më tani nuk është bërë i ditur, por burime të afërta thonë se shëndeti i saj kishte qenë i rënduar muajt e fundit.